I kërkuar nga 200 vende të botës, arrestohet në Kolumbi ‘koka’ e drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej figurave kryesore të Kartelit të Sinaloas, i shpallur në kërkim nga 200 vende të ndryshme të botës, u “tradhtua” nga një fotografi në rrjetet sociale dhe u kap të premten në Kolumbi nga policia. Ka qenë e dashura e tij ajo që ka publikuar një fotografi në Facebook me të dashurin e saj, Pitt.

Brian Donaciano Olguin Berdugo, i njohur si Pitt, u arrestua në një apartament në qytetin kolumbian Kali (Cali). Meksikani raportohet të ketë shkuar në Kolumbi për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e kokainës nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Ushtrisë Popullore.

Siç raportojnë mediat, ai as nuk u mundua të fshihej, pasi disa orë përpara se të arrestohejë kishte dal për shëtitje me të dashurën e tij modele, emri i së cilës nuk është bërë publik.

Ai po mbahet në burg deri në plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

Karteli i Sinaloas, dikur i drejtuar nga trafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, konsiderohet edhe sot si një ndër organizatat më të mëdha kriminale në botë, bashkë me kartelin tjetër meksikan Jalisco Nueva Generacion.

Të fundit

“Do zbulohen shumë të fshehta dhe intriga”, Meri tregon çfarë i pret shenjat këtë javë

Nga një javë e rëndësishme tek një tjetër. Kështu paralajmëron edhe këtë të hënë astrologia më e famshme në...

Panairi i Teknologjisë/ Veliaj: 5-7 mijë vende pune do lidhen me kompanitë gjermane

Zona e Lirië Ekonomike në Tiranë ka tërhequr vëmendjen e kompanive të huaja në Panarin e Teknologjisë, që po zhvillohet në Hanovër të Gjermanisë....

Pse të rinjtë dhe të rejat po ndahen gjithnjë e më shumë

Në një treg ushqimor në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë, dy vajza inxhiniere po diskutojnë se sa e vështirë është të takosh një burrë të...

‘Dritë e kuqe’ për azilkërkuesit, ja kur do të miratohet nga Parlamenti plani i Ruandës

Plani i diskutueshëm i qeverisë britanike për të transferuar në Ruanda, azilkërkuesit që kanë mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, ka marrë dritën jeshile...

“Meta po hetohet si Ahmetaj”, gazetari zbulon detajet nga dosja e SPAK

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar detaje nga dosja e SPAK ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sipas tij, ish-presidenti po hetohet si...

Lajme të tjera

Web TV