Ruleta ruse e Bashës në SHBA, pritje nga protokolli apo prokurori?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lorenc Vangjeli

SHBA duket se po investohet në dy drejtime në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, njëra është shpallja “non grata” e personave të dyshuar për korrupsion, minim të demokracisë dhe lidhje me krimin e organizuar dhe në anën tjetër është investimi i saj, gati me diktat, në institucionet e reja të drejtësisë. Përse ka ardhur kjo nismë nga SHBA?

Sindroma e të Voglit, e cila në Shqipëri e në Ballkan shndërrohet në krizë madhështie dhe në mani të madhi, këshillon përgjigje të gabuar për pyetjen tuaj. Shumëkush do ta kishte të lehtë ta lidhte insistimin amerikan, me vendin e posaçëm që ka Shqipëria në raport me SHBA-në, me dashuri vëllazërore, sipas steriotipeve të dikurshme komuniste, me peshën e vetë vendit në hartë, e të tjerë e të tjerë. Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i madh, Duhen gati gjashtë-shtatë orë për ta përshkruar atë nga veriu në jug me makinë, e diçka më pak nga Lindja në Perëndim. Por kjo është nga pikpamja lokale, sipas të cilës, atdheu që na ka rënë në short, është thjesht i pazëvendësueshëm dhe është vetë Toka e Premtuar për shqiptarët. Nëse shihet në hartë, në raport me rajonin është gjithashtu një nga dy popujt në maxhorancë në Ballkan. Më tej akoma, është një nga vendet më të vegjël të Evropës dhe më përtej, është vetëm një pikë modeste në hartën e botës. Vetëm duke kuptuar këtë të vërtetë të thjeshtë, ka një shans të shtuar për të kuptuar se investimi amerikan I të gjitha llojeve në Shqipëri, është në interes vetjak Shteteve të Bashkuara. Shqipëria është rasti I lumtur I përfitimit të “efekteve pozitive anësore”, të cilat janë më shumë se jetike. Presidenti Biden e ka paralajmëruar qartë se “…korrupsioni… (edhe në Shqipërinë e vogël e të largët)… është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”! Që do të thotë se një vend I drejtuar nga anarkia, I molepsur nga korrupsioni, I tronditur në themelet e sistemit dhe kërcënim për të drejtat e njeriut në vend, është nën frymëzimin e vendeve jomiqësore, për të përdorur një term të butë, me atdheun e tij të madh. Një politikan I korruptuar apo një minues I demokracisë, si fjala vjen identikiti që amerikanët kanë vizatuar për Sali Berishën, është vulnerabël ndaj presionit e shantazhit, shkopit dhe karrotës ruse. Çfarë do të thotë më shumë mundësi për depërtimin shumë më të lehtë të influencës ruse në vend, nëpërmjet influencës vetjake të tipave të tillë politikë. Drejtësia është instrumenti që e shmang këtë mëkat gjeopolitik. Ndëshkon të shkuarën dhe parandalon në të ardhmen. Fati ynë I madh është që për traditë dhe aktualitet dhe me shpresë e besim që edhe në të ardhmen do të ndodhë njëlloj, çfarë ka ardhur nga bregu tjeër I Atlantikut, ka qenë gjithmonë në dobi të Shqipërisë, edhe kur bëhej fjalë direkt për interesin amerikan. Provojeni ta shihni në këtë optikë këtë gjykim dhe do të shihni se nuk do të keni më dilema. Në botën tonë të vogël nuk ka shumë për të zgjedhur. Ka vetëm një dilemë: ose me amerikanët dhe Perëndimin nga ku lind gjithmonë për Shqipërinë, ose me Lindjen dhe rusomaninë nga kanë ardhur gjithmonë të ligat për vendin tonë. Ne jemi tepër të vegjël dhe të varfër për të qenë të vetëm në këtë botë dhe këtë gjë, instikti I mrekullueshëm I shqiptarëve, e ka zgjidhur prej kohësh. Për ta kuptuar më qartë se bëhet falë edhe për traditë historike, po aq sa për zgjidhje të të sotmes, edhe këmbësori më anonim I ushtrisë së Skënderbeut, kuptonte më shumë nga gjeopolitika sesa shumica dërmuese e neosovranitëve qesharakë të sotëm. Një skotë në shtim në Tiranë, që është psot për Shqipërinë, një hall shumë herë më I rrezikshëm sesa ishte kryqëzori Moska për Ukrainën. Por, meqë ra fjala, anija flamur e flotës ruse në Detin e Zi, tashmë është zhytur në tabanin e errët të Detit të Zi.

Dy të fundit të shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Thesarit ishin ish-deputeti me shumë ndikim Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi, si e komentoni vendimin e SHBA-ve dhe a rrezikon që nëse lista e “non gratave” të shtohet por aktorët e përfshirë ta “zhvlerësojnë” këtë sanksion nga SHBA dhe të vijojnë normalisht aktivitetin pa u përballur me drejtësinë?

Nuk flas për emra të përveçëm, por për parimin. Shpallja e Sali Berishës non grata, ka bërë që hija e rëndë e tij të mbulojë gjithë të tjerët. Përballë mëkateve që ka bërë Doktori, gjithë të tjerët duken si ëngjëj të pafajshëm. Ata janë në listë për çfarë kanë bërë dhe publiku I di pak dhe nuk kanë pasur asnjëherë mundësi të bëjnë ato që Berisha ka ditur t’u bëjë shqiptarëve. Në të vërtetë, me atë që ka ndodhur që nga Marshimi I Madh I Doktorit në shtator të vitit të shkuar e deri më tani, ai ka fituar një betejë me Shtetet e Bashkuara. Ai rimori partinë demokratike dhe e kompromentoi instrumentin e mrekullueshëm “të non grata-s”, që amerikanët vunë në dispozicion të demokracisë defektoze shqiptare. Doktori është frymëzuesi kryesor I një betejës qesharake kundër SHBA-së dhe Perëndimit, që ai thotë se e bën nën flamurin e vetë SHBA-së dhe Perëndimit, por në mënyrë absolute, ai do ta humbasë luftën. Ai do t’I humbasë kohë të çmuar partisë së tij, do t’I garantojë asaj humbje të vazhdueshme përballë të majtës, pavarësisht problemeve të saj dhe do t’I komplikojë jetën gjithë shoqërisë shqiptare. Sepse do të ngushtojë hapësirat që afron vetë demokracia dhe orientimi gjeostrategjik I vendit. Të gjitha këto janë të përkohshme sa kohë që Doktir nuk është tragjik si Don Kishoti dhe Shtetet e bashkuara nuk janë mulliri me erë që luftonte fisniku eksiq nga Spanja. I pari është shumë më pak. Të dytët janë shumë më shumë. Kurse Shqipëria ka lëvizur gjithashtu shumë më shumë sesa besohet në Tiranë në linjën e saj historike nga Lindja në Perëndim.

Lexo edhe :  Kur trupi "qan për ndihmë", këto janë simptomat që tregojnë se keni shumë toksina

Qëndrimet e SHBA-ve me “non grata” kanë prekur majtas dhe djathtas dhe është nga ato raste ku faktorët politikë të të gjithë krahëve mundohen të shmangin komentet. A është momenti të thuhet se SHBA nuk bëjnë dallime, pavarësisht se kush është në pushtet?

Edhe njëherë është shumë më shumë se kaq. Nuk ka të bëjë me ekuilibër goditjesh në të majtë e në të djathtë. Eshtë mesazhi që shqiptarët gjithmonë e më të frustruar nga politika, e kanë thënë me kohë: nuk kanë më mundësi për të zgjedhur më të mirët, porn të keqen më të vogël në politikë. Dhe në këtë pikë, socialistët janë dukshëm superiorë.

SPAK është termi më i përmendur në muajt e fundit. Ndihet frika se drejtësia po shkon në oborret e politikës, apo po tentohet që institucioni hetimor të vihet nën trysni? Në Kongresin e PS-së kryeministri Edi Rama pati jo pak kritika ndaj SPAK, duke kërkuar që të hapë dosje edhe në anën tjetër. A është ky një “diktim” për të pasur kujdes me mazhorancën?

Shkakton vërtet bezdi mënyra e të parit të asaj çfarë ndodh me optikën që njeh vetëm ekstremin bardh e zi. “Me mua, kundër meje! Dashuri, presion. Luftë, paqe”. Duket sikur në Tiranë askush nuk vë re as nuancat dhe as detajet. Djalli ka zgjedhur prej kohësh që detajet t’I shndërrojë në shtratin e tij. Djalli merr gjithmonë një sy gjumë ose fle thellë vetëm në detaje. Eshtë naivitet I frikshëm të mendohet se një kryeministër zgjedh foltoren e kongresit të tij për t’I bërë presion një pushteti tjetër, të cilin votoi që të mos e kontrollojë dhe që gjithmonë e më shumë do të jetë jashtë kontrollit të dëshirave të tij. Presioni nuk bëhet nëpërmjet kamerave të televizorit. Bëhet në shumë mënyra dhe kryesisht në heshtje. Në mënyrë që as kërcënuesi dhe as I kërcënuari, të mos japin të kuptohet se çfarë po ndodh. Paradoksi është se kur gjykata kushtetuese rrëzon vullnetin politik të partisë së kryeministrit në rastin e skarkimit të Presidentit të Republikës, kur SPAK korr në të majtë dhe ka indicije të mjaftueshme për të kuptuar se e majta do të bëjë të tjerë emra kurban për t’u korrur, kritikët pohojnë kapjen e sistemit nga kryeministri. Me siguri, Rama do të donte ta bënte një gjë të tillë, por do ta ketë gjithmonë e më pak të mundur që ta bëjë! Rama mund të protestojë sa të dojë dhe të ngrejë zërin sa të dojë, por nuk mund të dëgjohet dot në zyrën e Arben Krajës. Ai është vërtet shefi I Peleshit, por duhet të jetë ministri I tij I mbrojtjes që duhet të shohë në dosjet e tij nëse gjen ndonjë fakt të ri për dosjen tragjike të Gerdecit. Ai është vërtet shefi I Çuçit, por është ministri I tij I brendshëm që duhet të kontrollojë nëse gjen prova të reja në zyrat e tij për të dëshmuar të vërtetën fatkeqe të 21 Janarit. Kurse Lulzim Basha, në vend që të kërkojë hetime për ish-shefin e tij të rikthyer si shef shpirtëror I partisë së tij humbëse, do të bënte mirë që të marrë avionin për në Uashington. Madje nuk duhej të hezitonte të nisej edhe me not pëqr të kapërcyer Atlantikut. Me shpresë se në bregun tjetër do ta priste protokolli I amerikanëve dhe jo prokurori amerikan. Në Shqipëri, herët a vonë do ta kuptojnë të gjithë se janë secili për vete dhe Amerika është për të gjithë!

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV