Breshëri plumbash dhe grushte/ Shqiptarët përleshen me serbë, sirianë dhe afrikanë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shqiptarësh janë përleshur me serbë, austriakë, afrikanë, sirianë dhe gjermanë në stacionin e trenit në Rainerstrasse të Salzburgut.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se  14 djem të moshës 13 deri në 22 vjeç nga Siria, Serbia, Shqipëria, Angola, Gjermania dhe Austria janë përleshur rreth orës 2:45 të mëngjesit pranë stacionit të trenit.

Si pasojë e përleshjes,  një 22-vjeçar ka mbetur pa ndjenja dhe 5 persona janë plagosur nga përleshja, ku u përfshinë edhe armët e zjarrit. Gjatë përleshjes është thyer edhe xhami i një dyqani, aty pranë ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Sipas mediave, policia vijon të kërkojë për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje teksa pistoleta e përdorur gjatë përleshjes nuk është gjetur në vendngjarje. Deri më tani ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i kësaj përleshjeje masive midis personave të kombësive të ndryshme.

Të fundit

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga PNUD...

Lajme të tjera

Web TV