Zgjedhjet e “Rithemelimit” në 18 degë të PD-së, shpallen fituesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

18 degë të Partisë Demokratike votuan për të zgjedhur kryetarin e ri, në procesin e zgjedhjeve të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha.

Procesi i votimit u hapur në orën 8.00 dhe u mbyll në orën 18.00 në Cërrik, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kukës dhe disa degë në qarkun e Tiranës si Kamzë dhe Kavajë.

Pas numërimit të fletëve të votimit të demokratëve, në Paskuqan u shpall fitues Anton Pjetërnikaj, një prej emrave të cilët u shkarkuan nga Lulzim Basha, pasi u rreshtua si përkrahës i ish-kryeministrit Berisha, në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në kryeqytet, anëtarësia e degës 6 votoi Onelda Zefin si kryetare dege, në degën 10 grumbulloi më shumë vota Andi Beliu, në degën 11 fitues u shpall Shkëlqen Mustafa ndërsa në degën 16 rezultatin më të lartë të votave e shënoi Eduard Rexha.

Në Skrapar, 69 për qind të votave të demokratëve i siguroi Hajredin Bakiasi, ndërkohë që në Kuçovë mes dy kandidaturave për kryetar dege, demokratët votuan emrin e Myslim Haxhi me 57% të votave.

Në Elbasan garonin pesë emra për kryesimin e selisë së Partisë Demokratike, por shumicën e votave e siguroi Blendi Himci.

Në Tropojë rezultatin më të lartë e siguroi Besnik Dushaj me më shumë se gjysmat e votave të anëtarësisë.

Eris Shehaj u zgjodh kryetar i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Ai mori 348 vota përballë 268 votave që grumbulloi kandidati tjetër Daniel Sino.

Kryetar i PD-së, dega Përmet u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave.

Në Tepelenë, kryetar i degës së të djathtëve u shpall Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave.

Kryetar i degës së PD-së në Memaliaj u shpall Bujar Pasho Kapllani me 87.7% të votave.

Të fundit

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

Lajme të tjera

Web TV