“Ende nuk kemi shpëtuar nga COVID”/ Ministri gjerman: Do përballemi me një variant vrasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach pret që situata të përkeqësohet sërish në vjeshtë. Politikani i SPD paralajmëron për një “variant vrasës”.

Sipas Ministrit Federal të Shëndetësisë Karl Lauterbach (SPD), detyrimi për të mbajtur maska në ambiente të mbyllura, i cili tashmë është hequr kryesisht, mund të rifutet në vjeshtë.

“Rastet do të rriten, deri atëherë ndoshta do të ketë mutacione të reja, ose numri i rasteve me infeksione me Omicron do të rritet ndjeshëm. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rishikojmë Aktin e Mbrojtjes. Më pas mund të jetë e nevojshme që të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura”-u shpreh ai.

Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona. Sipas tij “varianti Omicron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta. Dhe ky do të ishte një variant ‘killer’ absolut.”

Ai u shpreh se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet Omicron dhe Delta e do të kenë furnizime për të gjithë qytetarët.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV