Rudina Hajdari rikthehet pas 3 vitesh në selinë blu: Berisha të rrijë në PD, por jo të jetë kryetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari është rikthyer pas më shumë se 3 vitesh në selinë e Partisë Demokratike, që pas përjashtimit të saj nga Lulzim Basha në 2019, nga ku ka folur për zhvillimet më të fundit në kampin blu. Ajo ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Sali Berishës, duke thënë se mund të jetë pjesë e PD-së, por jo të marrë drejtimin e saj. Kjo nisur edhe nga fakti që SHBA-ja e ka bërë të qartë se do të shpallë edhe PD-në ‘Non Grata’ nëse Berisha do të rizgjidhej kryetar i saj.

“Kushdo që të jetë kryetar i PD duhet të mendoj përtej strukturave, përtej anëtarësisë, Berisha ka mbështetjen e anëtarësisë, por kur flasim për interesin e PD, për ringritjen e PD dhe për drejtimin e qeverisë nesër, duhet të kemi një ofertë të re, një grupim të ri, ku Berisha mund të jetë pjesë, po jo në rolin kryesor se në fund të ditës duhet të shohim çfarë shqiptarët duhet të mendojnë nesër. Shqiptarët ndoshta nuk do të duan një ofertë të vjetër. Ai ka qenë kryeministër, president, i ka dhënë këtij vendi ca ka mundur, dhe PD duhet të zgjedhje një ofertë të re”, tha Hajdari.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV