Nga disfata shokuese e Barçës deri tek tragjedia në familjen Ronaldo, ja titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disfatës së thellë në Europa League, Barcelona ka pësuar një tjetër humbje të pabesueshme në Camp Nou, kësaj here gjatë ekipit të Cadiz. Mediat spanjolle kanë “kryqëzuar” skuadrën e Xavi-t duke shuar shpresat për titull. Ndërkohë në Angli mediat kryesore sportive i kanë kushtuar vëmendje tragjedisë në familjen Ronaldo, i cili humbi foshnjen e porsalindur.

Këto janë edhe titujt kryesorë të disa nga mediave më të njohura në botë: 

Spanjollja “Sport” hapet me titullin “Shkëputje fatale”, duke iu referuar zhgënjimit të Barçës ndaj Cadiz në shtëpi.

Prestigjozja “Marca” shkruan për skandalin e audio-përgjimit të Pique duke cituar spanjollin në titull: “Gjithçka është e ligjshme, nuk është se po fshihem. Ndihem krenar”

E përditshmja “AS” hapet me titullin “Barça në pikiatë”.

“Mundo Deportivo” vjen me titullin “Tjetër shtyllë” me ekipin blaugranas që gjen një tjetër pengesë këtë sezon.

“Estadio Deportivo” i kushton vëmendje ekipit të Betis i cili është finalist i Copa del Rey. “Një aperitiv para kupës”, me Betis i cili pret skuadrën e Elche mbrëmjen e sotme në La Liga.

Prestigjozja franceze “L’Equipe” flet për skuadrën e Marseille, e cila pas disfatës ndaj PSG, kërkon të sigurojë zonën Champions për sezonin e ardhshëm. “Marseille/ Muaji i së vërtetës” shkruan L’Equipe.

“Daily Express Sport” shkruan për tragjedinë në familjen e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez të cilët humbën njërin prej binjakëve të porsalindur për shkak të komplikacioneve. Anglia ngushëllon portugezin për ndarjen nga jeta të foshnjes duke e titulluar “Të bashkuar në hidhërim”.

Gazeta angleze “Mirror Sport” si dhe e përditshmja “Star Sport” gjithashtu i kushtojnë faqen e parë Cristiano Ronaldos dhe vijnë me të njëjtin titull “Dhimbja jote është dhimbja jonë”.

Lexo edhe :  Dëshironi të tërhiqni suksesin? Mos i bëni këto 9 gjëra

“Sun Sport” shkruan për Manchesterin e Ralf Ragnick i cili synon të kopjojë Liverpulin e Jurgen Klopp. “Kopje e Klopp” titullohet faqja e parë e prestigjozes angleze. Sonte luhet klasikja Liverpool-Manchester United dhe gabimet janë të patolerueshme nga secila skuadër me Djajtë e Kuq që kërkojnë zonën Champions dhe skuadra e Klopp që nuk mund të lejojë Citizens të Guardiolës të shkëputen drejt një titulli kampion të dytë radhazi.

Në futbollin italian të Serie A, Roma arriti një barazim me vlerë në transfertë kundrejt Napolit të Spalletit i cili e sheh veten gjithnjë e më larg titullit kampion. “Il Romanista” hapet me titullin “Di Bello, vetëm ne” me ekipin kryeqytetas që protestoi ndaj vendimeve të gjyqtarit Di Bello mbrëmjen e djeshme por në fund arriti të merrte rezultatin pozitiv.

Prestigjozja “La Gazzetta dello Sport” fokusohet në derbin e shumëpritur të mbrëmjes së sotme mes Milanit dhe Interit. “Derbi të bën me krahë” e titullon e përditshmja italiane këtë ndeshje të vlefshme për Kupën e Italisë që do të përcaktonte finalistin e parë të këtij sezoni. Kujtojmë që ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0 dhe një barazim me gola sonte do ta shihte Milanin e Stefano Piolit në finalen e Coppa Italia për shkak të rregullit të golit në fushë kundërshtare ende në fuqi.

“Tuttosport” ka përzgjedhur të shkruajë për talentin e Udineses, Molina, i cili duket se është një prej objektivave kryesorë të Allegrit për merkaton e verës. “Juve, kënaqësi që pëlqehem” shkruan gazeta italiane.

“Corriere dello Sport” hapet me titullin kryesor “Pengesa e Mourinhos”, me ekipin verdhekuq që frenon sërish napoletanët duke e bërë të pamundur misionin ‘Scudetto’.

Të fundit

Albano Bogdo ‘thumbon’ Robert Berishën për Nora Istrefin, moderatori habit me përgjigjen

Konkurrentët e “Ferma VIP” janë vënë përballë disa pyetjeve pikante në sfidën “E vërtetë ose Dënim”. “Ne të dyve na...

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare ish-senatori amerikan

Ka ndërruar jetë Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pranë postit të Nënpresidentin kur kandidoi me demokratin Al Gore në zgjedhjet e...

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK për shkak të akuzave te...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

Lajme të tjera

Web TV