“Betis prek qiellin”/ Ja titujt kryesorë të shtypit sportiv për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e djeshme ishte e mbushur plot spektakël në botën e sportit ku vëmendjen e rrëmbeu finalja dramatike e ‘Copa del Rey’ në Spanjë. Real Betis arriti të mposhtë Valencian në goditjet e penalltive duke siguruar kështu trofeun e parë pas 17 vitesh. Në Francë, PSG i mjaftoi një barazim për të ezauruar titullin e 10 kampion në historinë e klubit.

Ja disa nga titujt kryesorë nga mediat më të njohura sportive:

Prestigjozja spanjolle “AS” hapet me titullin: Betis prek qiellin. Kapiteni Joaquin ngre lart trofeun e fituar për herë të fundit në vitin 2005.

“Kënaqësi maksimale” shkruan “Marca” për suksesin e udhëhequr nga trajneri Manuel Pellegrini.

“Shumë Betis” shkruan spanjollja “Mundo Deportivo” me Valencian që i imponohet ekipit të Betis pas serisë së penalltive.

Gazeta “Sport” i kushton një vëmendje të veçantë Barcelonës me titullin “Champions nuk mund të presë”. Ekipi katalanas përballet sot ndaj Rayo Vallecano-s dhe kërkon një tjetër fitore për të siguruar zonën Champions League për sezonin e ardhshëm.

Francezja “L’Equipe” hapet me titullin “Ylli pa shkëlqim”, duke iu referuar kështu suksesit të PSG në Ligue 1 por me një sezon relativisht zhgënjyes.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” hapet me titullin: “Inter kërcen trefish”, me ekipin e Inzaghit që fitoi bindshëm mbrëmjen e djeshme ndaj Romës me rezultatin 3-1 dhe tashmë pret kundërpërgjigjen e Milanit që përballet sot me Lazion në transfertë.

Portugezja “Abola” vjen me titullin “Pothuajse pika përfundimtare” me kampionatin portugez që është drejt fundit. Porto ndodhet në vendin e parë 9 pikë larg vendit të dytë të Sporting.

Të fundit

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në vend në sektorin privat

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT...

Mos harroni çadrat/ Moti merr kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, si rezultat i formimit të një zone me presion atmosferik...

Horoskopi 16 Prill 2024, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

DASHI A jeni gati të përjetoni ditë shumë bindëse nga të gjitha këndvështrimet? Falë Hënës që është në anën tuaj. Gjatë ditës në dashuri mund...

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është vendi i katërt. Zikaltrit e...

Lajme të tjera

Web TV