Edhe Shqipëria pjesë e listës, ja çfarë do të përfitojë vendi nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.

Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës se me këtë shumë do të ndihmohen aleatët e NATO-s të përmbushin rezervat e tyre të prekura nga dhurimet për Ukrainën.

Mbështetja prej më shumë se 322 milionë dollarësh për Ukrainën dhe do të rrisë më tej aftësinë e saj për të mbrojtur veten në luftën e vazhdueshme me Rusinë. Ky investim do të ofrojë mbështetje për një gamë të gjerë mundësish për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e armëve standarde të prodhuara jashtë aleancës së NATO-s, të ndihmojë Forcat e Armatosura të Ukrainës të kalojnë në sistemet e NATO-s me rreze të gjatë veprimi, si artileria dhe të mbështesin aftësitë e mbrojtjes ajrore.Vizita e Sekretarëve Blinken dhe Austin në Kiev, shprehje e mbështetjes amerikane për Ukrainën

Gjeorgjia, tha zëdhënësi, gjithashtu do të marrë 35 milionë dollarë fonde për pajisej përfshire një sistem të përparuar të të dhënave taktike të artilerisë në terren dhe mundësi për mbrojtjen kibernetike.

Pjesa e mbetur e paketës prej 713 milionë dollarësh, do të ofrojë artikuj mbrojtjeje, trajnime dhe shërbime për rajonin Evropian ku përfshihen Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia. Nga kjo shumë do të do të përfitojë edhe Republika Çeke dhe do të sigurohet mbështetje shtesë për Bosnjën e Hercegovinën nën Fondin Kundër Ndikimit Rus.

Të fundit

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

Lajme të tjera

Web TV