“Mos bëj zhurmë”, komshiu i fut plumbin punëtorit në Durrës, zbardhet sherri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Durrës.

Në lagjen Sefer Efendiu është plagosur një punëtor 42 vjeçar i cili ka marrë një plumb në këmbë.

42 vjeçari ka qenë duke punuar në një shtëpi dhe ka bërë zhurmë. Ka dalë komshiu dhe i ka thënë mos bëj më zhurmë. “Kush je ti, kush jam unë”, kështu sherri ka agravuar dhe e ka qëlluar punëntorin në këmbë dhe është larguar. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Plagosi me armë zjarri një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari. Vijon puna intensive për kapjen e tij. Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, shtetasit A. Z., 35 vjeç, i cili pas plagosjes është larguar nga vendngjarja. Vijon krehja e zonës, për kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV