Halit Valteri poston foton me Princ Lekën, tregon historinë e dy familjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish deputeti Halit Valteri është stërnipi i Beqir Valterit atentatorit të Ahmet Zogut në vitin 1924.

Për BW ai thotë se megjithë atë që ndodhi 98 vjet më parë dy fiset kanë shumë të afërt me njeri-tjetrin.

Sipas tij Ahmet Zogu e mësoi të vërtetën e atentatit ndaj tij dhe për këtë arsye e fali Valterin.

Lidhur me fotografinë e postuar në rrjetet sociale me Princin Leka, Halit Valteri thotë se ajo është shkëputur nga një bisedë mes miqsh dhe kjo nuk është hera e parë që ata takohen sëbashku.

Në mediat sociale është publikuar një fotografi juaja me Princ Lekën dhe tani opinioni është njohur me faktin që ju jeni stërnipi I Beqir Valterit, atentatorit të Ahmet Zogut. Në çfarë rrethanash jeni takuar?

Dy fiset tona kanë qenë të afërta me njera-tjetrën dhe nuk është e vërtetë që ka pasur armiqësi. Ngjarja e Beqirit me Mbretin, ndodhi për shkak të një armiqësie. Nuk ka lidhje me çfarë thuhet lart e poshtë për lidhjet me Avni Rustemin. Pasi Mbreti e mësoi të vërtetën, e fali Beqirin. Prej asaj kohe ne kemi qenë miq me familjen Zogolli.

Gjatë takimit me Princin e keni diskutuar edhe këtë ngjarje të dy fiseve?

Kemi folur për shumë tema të them të vërtetën. Kemi qenë në një tavolinë me shumë miq dhe prej aty kemi shkëputur këtë foto që e kemi postuar. Nuk është se ka pasur ndonjë domethënie të veçantë. Unë me Princin jemi takuar edhe herë të tjera.

Të fundit

“Berisha i shqetësuar”, avok bën deklaratën e fortë: Ja sa vite burg rrezikojnë Meta

Dosjet e nxehta të politikës, Berisha-Meta, krimi i organizuar dhe operacioni më i fundit i SPAK për sekuestrimin e...

Celibashi: Fleta e votimit vjen me postë në mes të prillit, 6 ditë për ta plotësuar

Rreth 18 mijë kërkesat e refuzuara nga KQZ nga 54 mijë kërkesat e bëra në 11 ditët e para të procesit të regjistrimit të...

Kriptomonedhat në Shqipëri, si funksionon ligji dhe cilat janë avantazhet

Kriptomonedhat janë para elektronike, që ndryshe nga paratë e tjera si euro, lek apo dollar, që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, në këtë...

“Isha në studio kur e mora vesh”/ Livia flet për historinë me Mevlanin: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Koçiu: Në 2024-ën, Urgjenca Kombëtare iu përgjigj 467.702 thirrjeve në numrin 127

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu teksa ka bërë të ditur shifrat e thirrjeve në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare, thekson se...

Lajme të tjera

Web TV