Peticioni kundër Yuri Kim, Balla: E turpshme, sjellje të trashëguara nga regjimi komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur në Fier për akuzat ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim si dhe peticionin online ndaj saj.

Ai e e përshkroi veprimin si sjellje të turpshme e te trashëguar nga regjimi komunist dhe se Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie normale me asnjë prej ambasadorëve amerikanë, dhe jo vetëm Yuri Kim

Ai tha se populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes për SHBA-të, dhe se shqiptarët nuk duhet të harrojnë që pa SHBA, Shqipëria do të kishte rrezikuar mos ekzistencën e saj si një shtet komb

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist. Unë jam i ri, por kam pasur mundësi të lexoj paudhësitë dhe çmenduritë e regjimit ku ftoheshin masat të bënin sulme për persona të caktuar dhe natyrshëm kundër rrezikut anglo- amerikan. Edhe ky sulm ndaj një prej ambasadoreve më të mirë që ka pas SHBA në Shqipëri, duhet të shërbejë si retrospektivë. Më thoni me cilin prej ambasadorëve amerikanë në Shqipëri Sali Berisha në këto 30 vite ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira. Unë mendoj se këto janë një turp dhe ta mbajnë ata që i takon. Mendoj që populli shqiptar është populli me përqindjen më të lartë të respektit dhe të mirënjohjes për SHBA. Nuk duhet të harrojmë që pa SHBA, Shqipëria do të kishte rrezikuar mosekzistencën e saj si një shtet komb”, tha Balla.

Pyetur nëse kuvendi do ta shpallë Berishën non grata sikurse edhe DASH , Balla është shprehur se parlamenti europian miratoi para pak ditësh raportin për Shqipërinë, diskutoi për nje përafrim te qasjes së këtij vendimi nga BE.

Lexo edhe :  Rama mund Berishën “online”/ Audience 10-fish më e lartë

Balla nga Fieri ka rikthyer ne vëmendje edhe çështjen CEZ-DIA, një aferë që i ka kushtuar shtetit shqiptar rreth 418 milionë euro nga privatizimi i OSHE nga CEZ dhe nga rishtetëzimi.

Në deklaratën e tij Balla është shprehur me besimin se SPAK dhe nëse do te ketë bashkëpunimin e Kastriot Ismailaj i thirrur si dëshmitar do te zbardhin këtë afere korruptive si dhe do te çojnë para drejtësisë pergjegjegjesit.

Kam depozituar ne prokurori kërkesën për marrjen ne pyetje për ketë çështje te Berishës dhe familjareve te tij dhe prokuroria ti shkoj deri ne fund këtij hetimi.

Të fundit

‘Burrat çoç pijnë nga një çik raki!’/ Rama grave kolonjare: Më 11 maj mbajini nga krahu

Gjatë fjalës së kryesocialistit Edi Rama në rrugën e re të Kolonjës që lidh bregdetin me zonën e juglindjes dhe do...

Turqia prodhon një raketë hipersonike, IHA-230 gati për përdorim operacional

Turqia është drejt përfundimit të zhvillimit të një arme të re të fuqishme për forcat e saj të armatosura. Raketa balistike ajër-tokë IHA-230 është...

Ishte duke punuar në terminalin e aeroporit, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia

Një 39-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e rënies nga lartësia. Viktima ishte duke punuar  në terminalin e aeroportit. Policia njofton se rreth...

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë...

Ardit Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky...

Lajme të tjera

Web TV