Fëmijët “fluturojnë” në ajër, autobusi i shkollës përplaset me makinën me 180 km/h

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video tronditëse është duke qarkulluar në rrjet, teksa pamjet janë vërtetë shqetësuese.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një autobus shkolle është përplasur me një makinë e cila lëvizte me 180 km/h duke bërë kështu që nxënësit e një shkolle në New Mexico të ‘fluturojnë’ në ajër.

Pamjet e publikuara këtë javë nga policia në Albuquerque tregojnë 23 fëmijë të shkollës së mesme duke biseduar qetësisht brenda autobusit, derisa papritmas fillojnë të bërtasin pasi autobusi që po i transportonte goditet nga një automobil i markës Ford Mustang.

Të gjithë të rinjtë shihen duke u hedhur nëpër autobus. Më pas, 23 të rinjtë brenda autobusit vazhdojnë të bërtasin dhe të thërrasin për ndihmë, ku të paktën dy prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe duhej ndërhyrja kirurgjike, njoftoi policia.

Shoferi i Mustangut, Mario Perez, 49 vjeçar u plagos gjithashtu dhe pas trajtimeve spitalore, është paraqitur në një gjykatë amerikane.

Ndryshe, ai mbetet në paraburgim pasi akuzohet për lëndime të rënda trupore të shkaktuara me automjet, një krim i shkallës së tretë.

Të fundit

Nis mbledhja e KDK, çfarë kërkoi Kryemadhi? Meta: Ti plotësohet çdo kërkesë

Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat...

Veti detoksifikiuese, fruti që do t’ju ndihmojë të hiqni dhjamin nga barku

Ekspertët theksojnë se sekreti i humbjes së përhershme të peshës nuk ka të bëjë me numërimin e vazhdueshëm të kalorive, por me rregullimin e...

Mbledhja e Komitetit Drejtues të PL/ Kryemadhi “mesazh” të koduar në veshjen e saj (FOTO)

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në "Hotel Tirana", ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie....

“Le Figaro”: Ja cilat janë plazhet më të bukura shqiptare

Media më e madhe franceze thotë se vija bregdetare shqiptare konkurron vendet elitare në turizëm. Riviera shqiptare për të përditshmen franceze “Le Figaro” ka disa...

Ne nuk tërhiqemi, Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi, njofton  se protesta e radhës do të zhvillohet të...

Lajme të tjera

Web TV