Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dasma e mbretit Zog në Tiranë, në kujtimet e ambasadorit polak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Władysław-Guenther Scharzburg

Lidhjet midis Shqipërsë dhe Polonisë janë shumë të hershme. Ato datojnë që në kohën e Skënderbeut. Në pranverën e vitit 1446 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis shtetit shqiptar tëSkënderbeut dhe Mbretërisë Polake. Ato u ndërprenë me pushtimine Shqipërisë nga Prandoria Osmane. Rivendosja e tyre në rang Legatash u bë në prill të vitin 1938. Me këtë rast pala polake emëroi përfaqësuesin e saj në Shqipëri, diplomatin e karrierës, Ministrin Fuqiplotë Władysław-Guenther Scharzburg, me qëndrim tëpërhershëm në Athinë, i  cili përfaqësonte edhe Poloninë në shtetin Grek.. Më datën 26 prill 1938 ai i paraqiti letrat kredenciale Mbretit Zog, ndërsa një ditë më vonë, më 27 prill 1938, mori pjesë në ceremoninë e martesës së Mbretit Zog me konteshën  Geraldinë. Përshtypjet e tij nga kjo ceremoni ai i hodhi në këtë reportazh:

 Përktheu: Leonard Zissi

Në pranverën e vitit 1938 mora urdhër nga Varshava për të shkuar në Shqipëri, me qëllim që, si akredituar më parë  në këtë vend në cilësinë e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Polonisë , në datën 27 prill të përfaqësoja qeverinë polake në dasmën e mbretit Zog. Siç dihet, në atë kohë Shqipëria ziente  nga shumë kontradikta  midis shteteve ballkanike. Personifikimi i këtyre rivaliteteve për një farë kohe u bë udhëheqësi i një fisi malësorësh shqiptarë, Ahmet Zogu I, i cili, duke patur mbështetjen e Jugosllavisë, u kthye në Tiranë në vitin 1924 dhe urdhëroi të zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Pas katër viteve, ju kthye Italisë, sepse ajo e lejoi të proklamohej mbret. Duke u konsideruar si Skënderbeu i dytë, i cili para 500 viteve i ktheu sovranitetin Shqipërisë, Zogu vendosi të konsolidojë dinastinë e tij nëpërmjet martesës. Italianët ranë dakord me synimet e tij me kusht që, ndonëse ishte mysliman,  gruaja e tij të ishte katolike… Kështu që filluan mblesëritë.. Në Tiranë filluan të vinin princesha dhe kontesha të varfëruara  italiane, egjiptane, hungareze, por Zogu i  kundërshtoi. Në listë mbeti kandidatja e pestë apo e gjashtë nga rradha, kontesha  e re dhe e bukur Geraldina Appony, të cilën si jetime pa mjete financiare, familja e saj e shtyhu për në fronin mbretëror të Shqipërisë. Tirana shpërthente nga dasma. Djali i  mbretit të Italisë, princi  d’Aosta, ishte si kujdestar. Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Galeazzo Ciano ishte si dëshmitar që firmosi aktin e martesës. Të dërguarit e disa dhjetra shteteve ishin si suitë. Nga Budapesti erdhën 70 përfaqësues të familjeve aristokrate   hungareze. Kjo sepse, hungarezët që banonin në Budapest, të cilët  me zor njihnin konteshën e tyre të varfëruar të një gjaku, filluan ta simpatizojnë  dhe ta ngrejnë në qiell atë si mbretëreshën shqiptare, duke shpresuar se nëpërmjet saj do të kishin përfitime  dhe interesa të mira nëpërmjet Shqipërisë . Gjithashtu, nëpërmjet   dasmës do të kishin rastin për tu zbavitur më së miri. Si mik i qeverisë shqiptare më sistemuan në të vetmin hotel të Tiranës. Në të vërtetë, ai ishte si një kazermë e ndarë në disa kabina. Hoteli ishte pronë  e një italiani dhe personeli i shërbimit ishte italian. E vetmja gjellë e shijshme ishte makarona e gatuar sipas kuzhinës italiane. Këtu nuk ka asgjë për tu çuditur, sepse në Tiranë, të gjithë elementët e jetës publike, rrugët, godinat qeveritare, aeroporti (Shqipëria atëhere nuk kishte asnjë kilometër hekurudhë), ishin financuar, ndërtuar dhe mirëmbaheshin nga italianët.

Një ditë para martesës së mbretit Zog, i dorëzova atij letrat kredenciale. Edhe njëherë në jetën time parakalova  para kompanisë së nderit.  Nëpërmjet instumentave muzikorë, orkestra ushtarake , nxori disa tinguj të një melodi e cila do të ishte himni i Polonisë. Rezidenca e mbretit Zog ishte një godinë në stilin turk. Pallati i tij mbretëror ishte aty afër, në ndërtim e sipër. Megjithëse ishte më shumë  se dyzet vjeç, mbreti dukej i ri, ishte simpatik, i hijshëm dhe fliste mirë gjermanishten, sepse Jugosllavia e mbajti atë për disa vite në Vjenë. Aty ai mori stilin e një oficeri austriak dhe u mësua të vishej mirë tek rrobaqepësi i dëgjuar Knjizhi, i cili plotësonte çdo vit  garderobën e tij me një numur të madh kostumesh . Këtë e di nga goja e stilistit të atëhershëm të Knjizhit,  Fisherit,  që mburej para meje  me këtë klient se i qepte çdo vit tre ose katër kostume. Biseda me mbretin Zog nuk ishte jashtë sterotipeve banale të bisedave  që zhvillohen në raste të tilla dhe mënyrave të shprehjeve. Vetëm më kujtohet se mbreti më nxiti që, përderisa jam i akredituar në të dy vendet,  kohën ta ndaj në mënyrë të brabratë midis Athinës dhe Tiranës.

Në mbrëmje u bë një Ballo në Oborrin Mbretëror!  Kjo më kujtoi fjalën rrëmujë, e ngjashme edhe me shprehjen “ballo me dorashka” prej kohëve të Palit. Këto ballo do të ishin të bukura, përderisa  emërtimi i tyre kaloi në fjalor si shprehje që do të thotë rrëmujë dhe potere! Kjo ballo në Tiranë u bë në të njëjtën vilë, në të cilën, në mëngjes  më priti mbreti Zog. Mysafiët i pritën në një dhomë, duke i ngjeshur pranë murit. Dalloheshin tri grupe:

Grupi i parë përbëhej nga hierarkia vendase,  me veshjet  tipike kombëtare  shqiptare, të ngjashme me  ato të fustanellave të gardës mbretërore  greke. Për shkak të ceremonialit të kësaj feste,  edhe kolegu im nga Athina, i ngathti dhe jo i pashmi ministri Fico, ishte veshur me kostumin popullor shqiptar. E pyeta atë si  me shaka se pse nuk ishte veshur tamam me stilin e kostumit popullor shqiptar, meqënëse nuk mbante  zhveshur mëngën e djathtë të xhamadanit.  Ai mu përgjegj: shqiptari asnjëherë nuk e mban dorën të nxjerrë jashtë mëngës së djathtë të xhamadanit, me qëllim që ta ketë të lehtë të marrë kamën që e mban në brez për të mbrojtur të pafajshmit ose vetveten.

Grupi i dytë përbëhej nga përfaqësuesit e shteteve të huaja, diplomatëve dhe atasheve ushtarakë, që dalloheshin nga qëndismat e arta të uniformave, me dekorata të shumta dhe me një shprehje strikte të fytyrave të tyre.

Grupi i tretë ishin hungarezët. Ata ishin të mrekullueshëm. Me sa duket, për herë të parë pas  Traktatit të Trianos,  që në ceremoni të tilla ata nbanin kostume kombëtare të zeza në shenjë zie, këtë herë ata mbanin mantele me ngjyra të ngjashme si ato polaket, të mbërthyra në mes me një brez, ose ishin veshur me kostume të kohës së Rilindjes,  me çizme në ngjyrë të verdhë ose të kuqe. Damat demostronin fustanet e tyre moderne me flokët e krehura në stilin mashkullor. Në këtë mjedis, binte në sy Almanaku  Gotik i familjeve Appony, Teleki, Andrassy, Palif, Esterhazy, e të tjerëve. Të gjithë shquheshin me gjatësinë dhe hijeshinë e trupave, ndërsa damat që i shoqëronin ishin ndoshta femrat më të bukura të Budapestit dhe të Pushtas. Grupi hungarez ishte  si një sixhade muri e gjallë, ose si një balladë e skenizuar në ndonjë oborr Cinqueceata.

Papritur, në hyrje u bë rrëmujë. Miqtë u detyruan të shtypeshin më shumë, sepse hyri suita mbretërore. Atë e kryesonte shefi i protokollit i veshur me uniformë diplomatike. Ai kishte një fytyrë karakteristike me ballë të vogël, ndërsa vetullat e tij ishin fillimi i flokëve të kokës. Pas tij rrenditeshin gjashtë motrat e Mbretit. Tri prej tyre ishin veshur me stilin lindor, me  fustane të gjatë me ngjyra dhe me kësula në kokë. Nuk ishin tërheqëse. Ishin të shkurtra dhe si të lyera me yndyrë.  Lëkudeshin në mes duke ecur, u dridheshin këmbët dhe dukeshin si shëmtira njerëzore. Pas tyre shkonin  tri motrat më të vogla të Mbretit. Ato ishin të emancipuara, të cilat kishin qëndruar në Romë dhe në Paris. Ishin veshur me me fustane të zgjedhura europiane. Ishin elegante  dhe shtatdrejta,  por edhe ato  jo tërheqëse si dy motrat e tjera më të mëdha. Tek  motrat e Mbretit kishin mbetur gjurmët e perçeve që i kishin hequr para dy viteve dhe kishin zbuluar fytyrat,  që dalloheshin  nga zbehtësia dhe mungesa e shprehive të tyre.  Në suitë ndodheshin edhe disa gra elegante si dhe disa “oborrtarë”, midis tyre edhe djali sipmatik i motrës më të madhe të Mbretit, i veshur me uniformë ushtarake të shkollës St. Cyr  në Francë.  Marshin e suitës e mbyllte Mbreti Zog, i cili mbante për dore, si në vallet popullore poloneze, Geraldinën. Ajo ishte pak më e gjatë nga Mbreti, kishte figurën e një amerikaneje, trashëgimni nga e ëma dhe një fytyrë shumë të bukur , si të grave të Europës Qëndrore. Kur suita mbretërore mbërriti në vendin që i ishte caktuar., orkestra që ishte vendosur në kopsht poshtë dritares, filloi të luajë valsin vienez. Zogu e kërceu atë me Geraldinën. Të gjithë i përshëndetën me duartrokitj. Në këtë çast krijova përshtypjen se jam si një figurant në një operetë të Leharit. Në të vërtetë kështu është, sepse ngjarja e operetës ndodh pikërisht në Ballkan.

Lexo edhe :  Historia e satirës së egër dhe të pasaktë të francezëve

Papritur mu afrua shefi i Protokollit, me kërkesën që të ftoj  për  të vllazëruar princeshën  Fatma! Dëgjova emrin: Fatma! Kjo mu duk si të isha në përrallën e  një mijë e një netëve. Por instikti vetfrenues zgjoi tek unë se emri  Fatma, me sa duket,  kishte të bënte me një prej motrave jo të pashme të Mbretit. Më zuri frika!  Vallja më dukej si një lubi. A di vallë ajo të kërcejë? Përveç kësaj, i mbërthyer me uniformën diplomatike, me shpatën që më varej midis këmbëve, mund të më ndodhte të rrëzohesha në mes të sallës dhe mund të grisja pantallonat.  Çfarë skene do të ishte!  Mendova ta kundërshtoj ftesën:

-Ftesa ime për të vallëzuar me princeshën për mua është një nder i madh, por unë nuk kërcej mirë…

Megjithatë, shefi i Protokollit më ndërpreu:

-Tek ju më drejtoi zoti ministër Fico, i cili ju ka parë zotëri në Athinë duke vallëzuar. Prandaj, pikërisht për këtë zotëria është i ftuar për të vallëzuar me princeshën. Nuk mund ta  refuzoni zotëri.

Sikur ta kisha afër Ficon, do ta kisha vrarë me kamën e tij që mbante në brez, pavarësisht nëse do ta kishte të lirë krahun e djathtë të xhamadanit  për tu mbrojtur. Por ç’ndodhi? Duke mos dashur të sillem jo korrekt, i pranova ftesën shefit të Protokollit, i cili  më çoi në mesin e sallës, ku papritur u ndodha sy më sy me një vajzë të re, ndoshta 20 vjeçare, të bukur, elegante, veshur në mënyrë të shkëlqyer, vajzën e motrës së mbretit Zog, princeshën Fatma, të cilën nuk e dallova kur ishte në suitë.

-A vazhdoni të vallzoni akoma në Varshavë?,  më pyeti.

Rezultoi se ajo edukohet në Paris, kërcen në  mënyrë të shkëlqyer, pëlqen teatrin, do të bëhet aktore, por këtë nuk e lejonte “daja im mbret”… Sapo munda ta tërhiqja atë në biseda të tjera, pësova një zhgënjim  të madh, sepse orketra ndërpreu muzikën, princesha lëvizi kokën, unë e shoqërova atë në vendin ku ishte dhe kështu mbaroi përralla ime e lindjes.

Bufeja ishte përgatitur në një çadër të ndërtuat  ad hoc në kopësht. Në një prej tryezave ishte Çianoja, të cilin Ministri Fuqiplot i Italisë në Tiranë ia paraqiste korpusit diplomatik. Çianoja, sikur luante rolin e  të zotit të shtëpisë dhe priste mysafirët e ftuar.. Ndaj tij dëshëroja të isha i përzemër, prandaj lavdërova vaporin italian, me të cilin lundrova nga Korfuzi për në Tiranë. “Po, – u përgjegj Çiano – ne e ndihmojmë Shqipërinë. Shqipëria dhe Italia janë një”. Pikërisht, një vit më vonë, këtë thënie, Çiano e interpretoi në mënyrë të tillë se Shqipëria e kish njohur Italinë si një të tërë.

Celebrimi i mbretit Zog me Gerladina Apponyn ishte caktuar  për ditën e nesërme, në orën 11 para dite, që do të kryhej sipas dy riteve fetare: myslimane dhe katolike. Celebrimi sipas ritit mysliman do të ishte ai zyrtar dhe publik, për shkak të besimit fetar të mbretit dhe sepse besimin mysliman e kishte pjesa më e madhe e popullsisë të vendit. Celebrimi sipas ritit katolik do të ishte privat, për të  plotësuar dëshirën e familjes Appony dhe për të kënaqur treqind mijë katolikët që banojnë në pjesën veriore të Shqipërisë. Celebrimi sipas ritit mysliman karakterizohet nga thjeshtësia. Atë e kryen zyrtari më i lartë vendor, në rastin konkret ishte Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Shqipërisë. Në prezencë të dëshmitarëve, ai konfirmon se në këtë datë, në Regjistrin e shtetasve,  këtë apo atë person, e konsideron si të martuar me atë apo këtë person…Dhe konkretisht, dëshmitarët ishin, ministri Çiano dhe  konti Appony, ish delegat i Hungarisë në Ligën e Kombeve. Ndërsa, ndarja e çifteve sipas ritit mysliman, është akoma më e thjeshtë.  Me kërkesë të burrit, zyrtari vendor shpall se ky ose ai, nuk është më i martuar me këtë ose atë. ..dhe kështu mer fund kjo çështje. Kjo mund të bëhet edhe pa dijeninë e gruas, me mosparaqitjen e saj!

Banketi i dasmës ishte parashikuar për në orën1 në mesditë, por u vonua në mënyrë të papritur për disa orë. Dy ishin arësyet e kësaj vonese. Rreth mesditës shpërtheu një rrebesh shiu ose, si të thuash, u hapën digat e qiellit dhe një oqean me ujë u derdh mbi tokë, duke  lagur mbulesat e tavolinave që ishin vendosur në çadra, ndërsa toka e ngjeshur u kthye në një baltovinë të madhe. Prandaj, më pas u desh që tavolinat të spostoheshin nën strehët e vilës, të ndërroheshin mbulesat e tavolinave, të thaheshin pjatat dhe – që ishte më e vështirë –të përjashtoje nja 60 fshatarë, për të cilët nuk kishte vende për tu ulur  në tavolinat. Gjithashtu, ndodhi edhe një dramë tjetër e një natyre më të rëndësishme. Në çastin e fundit, qeveria shqiptare  iu kundërvu  ritit  katolik të celebrimit të mbretit dhe ai iu nënshtrua dëshirës së qeverisë. Familja Appony, përfaqësia italiane dhe mbi të gjithë kryepeshkopi dhe katër peshkopët e Shqipërisë të zëmëruar kërcënuan se nuk do ta njohin martesën. Situatën e shpëtoi  Geraldina, duke premtuar se do të bindë Mbretin pasi, në të arthmen, do të bënin celebrimin simbas ritit katolik. Megithatë, për këtë kompromis nuk ranë dakord përfaqësuesit e klerit katolik, duke  iu shmangur pjesmarrjes në ceremonitë e celebrimit. Në tryezë isha ulur pranë dhe shoqëroja gruan e ambasadorit të Turqisë e cila ishte me origjinë nga Egjipti. Të dy konstatuam se,pranë tryezës sonë, në rreshtin e parë të personaliteteve sipas rangut shtetëror, ishin pesë vende bosh. Ato ishin vendet e rezervuara për personalitetet e kishës katolike. Shoqëruesja ime, myslimane, nuk e kuptonte arësyen e këtij  reagimi të ashpër të klerit katolik.”Ata gjithmonë i prishin festat”- tha ajo. U detyrova t’i shpjegoj asaj se për katolikët, për të cilët martesa është gjë e shenjtë, për myslimanët nuk paraqet ndonjë rëndësi të veçantë dhe nuk egziston në pëgjithësi. Pra, ky banket për ta është ekuvalent i një  darke të zakonshme të gëzueshme midis dy njerëzve që kanë dëshirë të bashkohen, me të vetmin ndryshim se ajo nuk organizohet në një mjedis të mbyllur, por në një mjedis me shumë njerëz!  Në një darkë të tillë, kryepeshkopi dhe katër peshkopët e tjerë kanë të drejtë të mos jenë të pranishëm në këtë mjedis. Dasma zgjati edhe dy ditë të tjera. U orgnizuan pritje të tjera, bankete, ballo, parada ushtarake. Hungarezët që sollën me vete orkestrën e tyre cigane dhe disa voza me verë  “Tokai” pinin sa të mundnin dhe qerasnin kë të mundnin. Por në Tiranë nuk kishte ndonjë lokal të madh, me qëllim që, me të vërtetë të ndiheshe mirë dhe të zbaviteshe.  Mërzia parapriu lodhjen dhe dasmorët filluan të shpërndahen.

 

Sulmi i Italisë mbi Shqipërinë

 

Sikur të shkruaja përralla, një prej tyre do të ishte: “ Na ishin dikur dy njerëz, që dashuroheshin midis tyre dhe ishin të lumtur, mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë. Atyre ju lindi një djalë, por pa mbushur nëntë ditë, fqinji i tyre i keq përtej detit i sulmoi papritur, i përzuri  nga shtëpia dhe u rrëmbeu  mbretërinë…” Fatkeqësisht kjo nuk është përrallë. Pikërisht, ditën e së Premtes së Zezë para Pashkëve të vitit 1939, Mussolini, protektor i mbretit Zog dhe Cianoja, dëshmitar i martesës së tij, vendosën të okupojnë Shqipërinë, me qëllim që të krijonin një bazë për agresionet e tjera të të mëtejshme të tyre në Ballkan, Turqi dhe në Azinë e Vogël. Ata lundruan me anijet e tyre luftarake në portin e Durrësit dhe Shëngjinit, desantuan ushtritë në bregdet dhe  emëruan qeverinë e tyre në Tiranë. Të  befasuar, mbreti Zog dhe Geraldina u arratisën për në Greqi, ku lehona disa ditore e morri veten për të vazhduar më tej rrugën e emigrimit.  Nëpërmjet Hungarisë, Polonisë (qëndruan katër ditë në Varshavë) mbreti Zog dhe Geraldina u nisën për në Angli. Greqia u trondit, por nuk e dinte në se invazioni  italian do të ndalet në Shqipëri, apo do të vazhdojë më tej, duk

Të fundit

Liga e Kombeve/ Gjermania mposht Holandën, Franca “thyen” Belgjikën

Liga e Kombeve ka vijuar me sfidat e saj mbrëmjen e sotme, ku emra të mëdhenj europianë zbritën në...

A do bëjë Shqipëria marrëveshje të tjera për emigrantët?/ Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median gjermane "Berliner Zeitung", ku mes të tjerash ka folur edhe për marrëveshjen e emigrantëve me...

Temperaturat e larta në tetor / Pas të premtes përgatituni për…

Këtë të hënë, në një lidhje direkte sinoptikanja Lajda Porja ka folur nga “MeteoAlb”, shprehet se avarësisht se jemi në mesin e Tetorit, na...

Një robot drejtoi për herë të parë një orkestër simfonike në Gjermani

Muzikantët e Orkestrës Simfonike të Dresdenit performuan nën drejtimin e një roboti të dielën, i cili dirigjoi me ndihmën e tre krahëve të artikuluar...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng boronice të kuqe

Lëngu i boronicës së kuqe njihet si i dobishëm për shëndetin dhe është përdorur prej vitesh për sëmundje të ndryshme si infeksionet e traktit...

Lajme të tjera

Web TV