E kishte “fiksim”, polici britanik akuzon kolegen: Ka qëlluar bosin shqiptar të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithmonë në rrjet publikohen lajme se si prangosen dhe dënohen trafikantët shqiptarë, por lajmi i mëposhtëm nuk është si të tjerët.

Sipas mediave një efektiv i policisë britanike është vendosur në pranga dhe është dënuar pasi gënjeu drejtësinë kur tha se kolegia e tij kishte qëlluar një trafikant droge me orgjinë shqiptare.

Njoftohet se Abubakar Masum e kishte sajuar gjithçka pasi ishte fiksuar pas koleges së tij. Mesa duket fiksimi nuk i ka ecur si duhet dhe kjo e ka çuar deri në pikën sa të akuzonte atë se kishte qëlluar me armë zjarri një trafikant shqiptar. 24-vjeçari gënjeu se gruaja Mia Pitman kishte shtënë në drejtim të shqiptar duke bërë që drejtësia britanike të nisë një proces hetimi ndaj saj. Por gjithçka rezultoi një gënjeshtër.

Pasi u zbulua e gjithë sajesa, efektivi i policisë u mbajt në paraburgim deri sa doli në gjykatë ku u dënua për shtrembërimi të rrugës së drejtësisë dhe për akses të paautorizuar në sistemin kompjuterik të policisë, shkruajnë mediat britanike.

Masum u përball sot në gjykatë me akuzat për shkelje të disa standardeve të sjelljes profesionale, duke përfshirë ndershmërinë dhe integritetin, konfidencialitetin dhe sjelljen diskredituese.

Masumi nuk u përgjigj nëse i pranonte apo ajo akuzat. Pasi është shkarkuar nga detyra e punonjësit të policisë ai është dënuar nga gjykata angleze.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV