“I shërbente bandave në mënyra të ndryshme”/ Elsa Lila rikthehet në vëmendjen e mediave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Veprimtaria e mafies shqiptare po tërheq vëmendjen e mediave europiane. Kjo jo vetëm për shtirjen e aktivitetit të tyre por edhe për brutalitetin që ushtrojnë. Gazeta e madhe italiane, La Repubblica, në një reportazh të gjatë, thekson se mafia shqiptare ka ‘ngrënë’ Romën. Mes të tjerash, aty përmendet edhe rasti i këngëtares Elsa Lila.

Shkrimi i gazetës La Repubblica

“Marsin që kaloi u shfaq edhe një këngëtare shqiptare, e cila i ka dhënë shërbimet e saj bandave që në mënyra të ndryshme kishin të bënin me krimin shqiptar. Ajo quhet Elsa Lila dhe më parë fytyra e saj me flokët e mbledhura bisht apo të lëshuara në një mane të gjatë, ishin përjetësuar teksa zbriste shkallët e Aristonit në Sanremo.

Po, sepse ajo, fëmija gjeni e këngës shqiptare, ndodhi që në vitin 2003 të debutonte në festivalin e Sanremos dhe më pas të rikthehej në të njëjtën skenë katër vite më vonë.

Elsa arrestohet pasi mbante ‘tarifën’ dhe mbi të gjitha kujdesej për kontabilitetin, për librat e llogarisë të një bande narkotikësh, ku shënohen pazaret e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës.

Elsa funksionon edhe si një ‘këshilltare’. “Si i bëhet që të kesh një mik brenda aparatit shtetëror?,” thotë ajo në telefon. “E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri, sepse të shpëton, çfarëdo qeverie të jetë, duhet ta kesh një atje”.

Përgjimi luan një rol të rëndësishëm dhe Elsa, megjithëse mendon se nuk po dëgjohet, është e vetëdijshme: “Nëse i hapin këto, bëjnë një burg të ri në Romë”.

Por në fund, pikërisht celularët ‘hapen’ dhe Elsës dhe tetë bashkëpunëtorëve të tjerë i hapen dyert e një burgu. Jo të ‘ri’, por gjithsesi burg.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi? Jep dorëheqjen nënkryetari i njohur, ja arsyeja (Emri)

Ata kishin një shtëpi në Torreveçhia dhe një kuti në Acilia për të ruajtur drogën, makina në emër të të tjerëve dhe dy bare ku bënin takimet e tyre. Në krye të grupit ishin Fabrizio Capogna dhe Petrit bardhi, një peshë e rëndë. Titi, siç njihet në rrugët e kryeqytetit, në dokumentet e hetimit cilësohet si subjekti kryesor i botës së krimit shqiptar, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, shkruan Panorama.

Në fund të fundit, Titi është një lavdi i vjetër. Ai ishte në kontakt me vëllezërit Bennato, protagonistë të sherrit ku mbeti i vrarë Diabolik”, shkruan gazeta.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV