Kishin humbur rrugën në Tropojë, policia gjen 2 turistët

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve tuniziane.

Dy turiste nga Tunizia, të moshave 46 vjeçe dhe 41 vjeçe, duke eksploruar natyrën në zonën e Valbonës, kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, kanë marrë dëmtime të lehta në këmbë dhe në krahë.

Rreth orës 16:50, turistet kanë njoftuar Policinë, për të kërkuar ndihmë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Postës së Policisë në Valbonë dhe pas 3 orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e dy turisteve, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”.

Turistet janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.


Të fundit

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të...

Gati “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë ushtarake në...

Përmbysje spektakolare nga Novak Djokovic, serbi zgjohet dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Novak Djokovic dëshmoi edhe një herë se ka ‘shtatë jetë’ brenda katër mureve të Wimbledonit . Në fitoren e tij të njëzet e gjashtë...

Tjetër atentat misterioz/ Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës

Një biznesmen multi-milioner rus është qëlluar për vdekje në rezidencën e tij, elita e fundit me lidhje me gjigantin energjetik Gazprom që ka vdekur...

Lajme të tjera

Web TV