Çfarë po ndodh në vendin ku u eliminuan 6 shqiptarë? Mbi 500 arrestime pas …

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjithsej 533 persona janë arrestuar në Ekuador në javën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme të dekretuar për provincat Esmeraldas, Guayas dhe Manabí për shkak të shkallës së lartë të dhunës, njoftoi Policia. Këto arrestime janë kryer në kuadër të operacionit “Plani i Shpëtimit” që nisi më 30 prill. Sjellim në vëmendje se këto qytete njihen si vendi i origjinës prej nga vjen kokaina dhe më pas shpërndahet në të gjithë Europën dhe më gjerë. Në këto qytete së fundmi janë rritur së tepërmi edhe grupet kriminale shqiptare. Jo pak herë konfliktet mes bandave kanë sjellë edhe eliminimin e tyre në Ekuador.

6 viktima në Guayas nga Ballkani

Ergys Dashi është viktima më e fundit dhe e gjashtë nga Ballkani i vrarë  në Guayas.

Të mëparshëm ishin:

Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar në periferi më 30 maj 2017,

Shqiptari nga Kosova Renzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017,

Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar rrugës për në “la Costa” më 14 mars 2018,

Serbi Sasa Spasic, u vra në një qendër tregtare Samborondón më 21 prill 2020

Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.

ABC më herët raportoi lidhur me aleancat që grupet shqiptare po krijojnë në Ekuador dhe Kolumbi për të siguruar “mbushjen” e Europës me kokainë. Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja.

Detajet nga operacioni i fundit në Ekuador

Janë kryer 22.307 operacione në të cilat janë arrestuar 533 persona. Nga rezultatet e operacioneve u numëruan 381 automjete të mbajtura dhe të sekuestruara, si dhe sekuestrimi i 62 armëve të zjarrit.

Lexo edhe :  Zjarret në Los Angeles/ Arrestohen 20 persona për plaçkitje të shtëpive të djegura

Aksioni u raportuar një “goditje për mikrotrafikun”, pasi ka sekuestruar 2 593 kilogramë drogë.

Më 29 prill, presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, dekretoi një gjendje të jashtëzakonshme në tre provincat e lartpërmendura në bregdetin e vendit për të luftuar krimin e organizuar, i cili përfshin një shtetrrethim natën në tre qytete. Qeveria e Ekuadorit raportoi gjithashtu se ka ndarë një fond prej 11.5 milionë dollarësh për të përforcuar sigurinë në qytetin bregdetar të Guayaquil (në jugperëndim).

Këto vendime janë pjesë e përpjekjes për ndalimin e dhunës në rritje në bregdetin ekuadorian të udhëhequr nga bandat e organizuara kriminale të fokusuara kryesisht në trafikun e drogës dhe disa me lidhje me kartelet e drogës në Meksikë dhe Kolumbi, sipas autoriteteve ekuadoriane.

Rasti më i fundit që ka tronditur opinionin publik është ai i një vrasësi që ndodhi në hyrje të një hoteli luksoz në veri të qytetit, ku u vra një avokati mbrojtës alias Gerald, nga një i njohur edhe si Pablo Ekuadorian Escobar i cili u ekstradua në Shtetet e Bashkuara.

Skena të tilla si shfaqja e njerëzve me koka të prera ose vrasjet  me pagesë janë bërë gjithnjë e më të shpeshta në provincat bregdetare, kryesisht rreth Guayaquil, kryeqyteti i Guayas, porti i të cilit përdoret si trampolinë për kokainën e prodhuar në Kolumbi.

Të fundit

Shakaja e papritur e Biden për zjarret në Los Anxheles, ja reagimi epik i Kamala Harris

Presidenti Joe Biden po bëhet viral pasi bëri shaka gjatë trajtimit të një çështjeje shumë serioze, zjarret në Los...

Njihuni me vjehërrit më të mirë të zodiakut

Ujori Ujori është një person i qetë dhe i ftohtë. Ai nuk ka asnjë problem me ndonjë diversitet. Nëse burri apo gruaja që zgjidhni është...

Rama publikon shifrat zyrtare: Ja sa vizitorë të huaj hynë në Shqipëri më 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare të vizitorëve të huaj gjatë vitit 2024. Rama shprehet se 11.7 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar vendin...

Spiropali takim me Begajn në Presidencë, fokus fushata dhe sesioni i ri parlamentar

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbërritur në Presidencë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj. Mësohet se në fokus të takimit është...

Berisha debat me Ramën ?

Nga ARTUR  AJAZI Dy ditë më parë nga Lezha, Sali Berisha deklaroi se “e pres në debat publik Edi Ramën, nëse ja mban”. Vetëm kaq...

Lajme të tjera

Web TV