Është goditur një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit, duke përdorur qendrat e masazheve në Tiranë.
Policia ka arrestuar dy persona, pas finalizimit të operacionit “Couple 1”.
Në pranga janë vënë F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), të akuzuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Çifti i bashkëjetuesve administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A., 21 vjeçe.
Kjo e fundit është proceduar penalisht.