Kishte bastisur shtëpinë e Benzema në Madrid, “skifteri” shqiptar arrestohet në Laç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia shqiptare ka vënë në pranga drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve të Laçit për llogari të organeve ligjzbatuese spanjolle. Fjala është për Alfred Prodani, i cili rezulton se kërkohej nga drejtësia iberike.

Shkaku lidhet edhe me futbollin, konkretisht me Karim Benzema. Është vërtetuar nga hetimet se shtëpia e yllit francez të Real Madridit në kryeqytetin spanjoll qenka grabitur pikërisht nga Prodani.

Ky i fundit kishte ngjitur shkallët në hierarkinë e institucioneve lokale të Kurbinit. Kërkimi ndërkombëtar për 41-vjeçarin ishte shpallur nga Gjykata Coruna (Spanjë) në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Ja njoftimi i policisë së Lezhës, që kreu edhe arrestimin, me këtë rast: “Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”.

Të fundit

Veliaj në Njësinë 8: Hapja e partisë do na sigurojë fitore absolute për mandatin e katërt

Edhe pse na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare të 2025, Partia Socialiste në kryeqytet ka ndezur motorët për...

Kanye West i kërkon publikisht Kim që të heqë fëmijët nga shkolla e VIP-ave

Kanye West ka vendosur t’i kërkojë publikisht ish-gruas së tij Kim Kardashian që të heqë nga shkolla e të famshmëve fëmijët e tyre. “Kim, hiqi...

Unë e Gaz Bardhi vdekjen e mendojmë po t’i thyejmë më zemrën doktorit kurrë

Nga Agron Gjekmarkaj Gojëdhënat thonë që dikur një “zot shtëpie” ndante punët në mëngjes, ku dikë e çonte për dru, dikë me bagëti, tjetrin në...

E pazakontë/ Erjola përgatit hallvën “e vdekjes” për çiftin Ilnisa-Meriton!

Situatat kanë qenë të shumta mes banorëve të “BBV3”, teksa mes tyre ka miqësi, por edhe debate e ‘përplasje’ të shumta. E teksa, duket se...

Shuhet nga jeta komediani i njohur Richard Lewis

Richard Lewis, komediani i njohur amerikan ka ndërruar jetë në moshë 76- vjeçare. Lewis, i cili zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit...

Lajme të tjera

Web TV