Grabitja e bankës në Koplik, pas krimit autorët dogjën makinën dhe u larguan me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e bankës në Koplik. Mësohet se grabitësit kanë djegur makinën e tyre Volkswagen në një kryqëzim në dalje të qytetit, teksa më pas i kanë vjedhur një Benz një qytetari dhe janë larguar me të.

“Rreth orës 14:10, jemi njoftuar se disa persona të paidentifikuar kanë vjedhur, nën kërcënimin e armës, një shumë parash në filialin e një banke të nivelit të dytë, në Koplik, Malësi e Madhe, dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Volkswagen”, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit. Personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të saj”, njofton policia.

Të fundit

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, Angelina Jolie hap shtëpinë e saj për të prekurit

Flakët vazhdojnë të përpijnë qytetin e Los Angeles. Që nga 7 janari, qyteti amerikan ka përjetuar një prej katastrofave...

“Diaspora në listat e PD”/ Topalli tregon vështirësitë: PS na mund me para dhe luks

Kur kanë kaluar 4 ditë nga hapja e portalit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për regjistrimin e emigrantëve për të votuar në 11 maj,...

Aksident i rëndë në Durrës, kamioni zë poshtë makinën

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë një kamion dhe një makinë e vogël. Sipas të...

Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar

Gjykata e Dibrës kishte dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 63-vjeçarin që u arrestua sot. Ngjarja më 15 Dhjetor 2024, i aksidentuari...

“Je hipokrite, vetëm viktimozohesh”- Agravon debati mes G Banit dhe Egli Takos në BBV

Një debat ka agravuar mes Egli Takos dhe G Banit në Big Brother VIP pasi ky i fundit nuk e ka lejuar këngëtaren të...

Lajme të tjera

Web TV