Alibeaj njeh veten si kryetar, do negociojë për presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e njeh veten veten edhe si kryetar i PD-së, pavarësisht se sipas Grupit të Rithemelimit është i shkarkuar. Alibeaj tha se nuk është i shitur tek Rama dhe se presidenti i ri do të jetë një antikomunist. Me 20 deputetë nga pas, ai pritet të propozojë emrat e disa kandidatëve për tu zgjedhur në krye të shtetit, por gjithçka varet nga qëndrimi i PS-së.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se nuk e njeh vendimin e shkarkimit nga Sali Berisha. Ai theksoi se është ende kryetari i grupit parlamentar, por edhe kryetari në detyrë i Partisë Demokratike. “Më kanë shkarkuar katër a pesë herë, njëherë në dhjetor njëherë në janar, ca herë në shkurt dhe tani sëfundmi. Jam kreu i grupit parlamentar i zgjedhur në mbledhjen e këshillit, së dyti unë nuk jam në test nga askush, bëj detyrën time se kreu i grupi parlamentar dhe si ushtrues i kryetarit të partisë”, është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, njeherësh edhe kreu i grupit të PD-së. Alibeaj ka thirrur dje grupin parlamentar për të dikutuar rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Sipas tij, për draftin për Presidentin është në dijeni edhe Basha dhe ka marrë mendimin e tij. “Nëse e keni vënë re që nga 25 marsi s’ka marrë pjesë në mbledhjet në këtë seli. Ka vlerësuar që opinionin e tij të ma jap mua dhe mos ta bëjë publik”, u shpreh ai.
Mbledhja e grupit
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se deputetët që kanë qenë të pranishëm kanë qenë pro marrjes pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Mungesën e kuorimit, Alibeaj e ka justifikuar se disa deputetë kanë qenë online. “Ajo që unë kam thënë, që kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin për të vendosur për presidentit, 3 deputet “non grata”, 2 të tjerë pas hekurave, raporti i OSBE ODIHR, dhe raportin e fundit të DASH që goditet atë që është legjitimiteti i zgjedhjeve, ne si opozitë e kemi thënë këtë gjë, në raste si kjo duhet të marrin pjesë si detyrim moral e politik për të përfaqësuar së paku gjysmën e shqiptarëve. Së dyti, të gjithë deputetët ranë dakord për pak gjëra, por shumë të rëndësishme, e para që të marrin pjesë në proces, për të hequr çdo lloj gjurme të hidhur të së shkuarës që i shmangeshin sfidat elektorale, për të cilat jemi bërë pishman, është e qartë për secilin nga ne për shkak të 2008, ndryshimeve të 2008, që në raundin e 4 dhe 5 dihet që presidenti zgjidhet me 71 vota, jo vetëm ato që ishin online, por edhe fizikisht, ka një kusht të panegociueshëm, që presidenti i Republikës i Shqipërisë që do duhet të zgjidhet dhe do duhet të jetë një anti komunist, ky vend, pas 30 vitesh, kjo është çështja që ka turbulluar shumë mendje, “jo të shitur te Rama”, “jo të blerë”, anti komunist, jo ai vetëm, por gjithë familja e tij, se kjo parti beson në vlerat e ngritjes”, tha Alibeaj.
Konferenca e Kryetarëve
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se sot në Konferencën e Kryetarëve do të shkojnë për negociata me mazhorancës. Gjatë fjalës së tij jashtë selisë blu, ai tha se diskutimet do të bëhen me aleatët dhe deputetët e ‘Rithemelimit’. “Nesër (sot)nuk është për negociata, s’ka për të pasur. Nesër (sot) është konferenca e kryetarëve. Nesër ka vetëm konferencë kryetarësh. Negociata do ketë nga aleatët, kanë të drejtë t’i pyesim dhe t’i marrim mendim. 22 deputet janë ata të cilët sot përbejnë kuorumin. Është kuorumi, unë nuk ngelem peng i numrave. Kemi aleatët me të cilëve ia vlen për t’u konsultuar. Në mbledhjen e kaluar, secili nga deputetet, ka artikuluar kërkesat e veta sesi e imagjinon ai presidentin e republikës. Drafti do t’u jepet edhe deputetëve që kanë një opinion të ndryshëm nga ne si edhe aleatëve.”, tha ai.

Të fundit

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Lajme të tjera

Web TV