Kim kritikon politikën, larg duart nga drejtësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u bë shenjestra e politikës, majtas dhe djathtas, reagoi ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim. Ajo kërkoi që të mos ndërhyhet në sistemin e drejtësisë, sidomos nga pjesa politike. Rikthehet çështja Berisha, pas Ramës edhe ministri i Drejtësisë i kërkon SPAK-ut në sytë e ambasadores që të hetojë ish-kryeministrin për çështjen e Gërdecit, 21 janarin dhe CEZ/DIA.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Ameriks Yuri Kim i ka kërkuar politikës shqiptare që të heshtë për drejtësinë, duke sfumuar kështu deklaratat e Edi Ramës që kërkon që SPAK të hetojë Berishën, apo edhe këtij të fundit që ka duartrokituar kur janë bërë arrestimet nga SPAK, siç është arrestimi i ish-kryetarit të bashkisë Lushnje Fatos Tushes, ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës si dhe ish- Sekretarit të Përgjithshëm në ministri, Alqi Bllako. Këtë qëndrim kreu i diplomatëve e mbajti gjatë konferencës me temë “Drejtësi në kohë sfidash”. Ambasadorja Kim theksoi se nuk është e e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo. “Të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg dhe drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg”, është shprehur diplomatja Kim. Diplomatja amerikane thotë se kjo Reformë, për të cilën SHBA-ja ka investuar shumë, do të jetë funksionale atëherë kur politikanët të mos kërkojnë hetimin e dikujt dhe kur prokurorët e SPAK do të veprojnë të lirë, e jo se i ka porositur, urdhëruar apo kërcënuar dikush. “Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja Kim. Ambasadorja amerikane në Tiranë deklaroi se është koha që reforma në drejtësi të zbatohet dhe të mos vazhdohet me drejtësinë e të shkuarës. Ambasadorja amerikane nxiti në fjalimin e saj prokurorët e drejtësisë së re të veprojnë dhe të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për një drejtësi të verbër dhe të drejtë. “Ta zbatojmë reformën në drejtësi, ne nuk duhet të vazhdojmë me drejtësinë e të shkuarës. Drejtësia e cila duhet të ndërtohet në Shqipëri duhet të jetë drejtësia me standardet e Evropës Perëndimore. Kërkesat e BE-së janë të qarta, mendoj që veprimet e SHBA-ve gjatë 30-viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja për shtetin ligjor në Shqipëri janë më të forta se kurrë. Po aq të qarta janë dhe prirjet e njerëzve. Ju nxis të veproni. Është koha që të ecim përpara. Është koha Të krijojmë një drejtësi e cila është e verbër dhe e drejtë”, tha Yuri Kim. Në vijimësi të kësaj deklarate, përfaqësuesja e SHBA-së në Shqipëri pati një mesazh për njerëzit e drejtësisë së re, që të veprojnë duke mos zhgënjyer askënd që ka pritshmëri të larta që çdo njeri i korruptuar e që pretendon se është mbi ligjin, duhet të ndëshkohet pa pasur parasysh se cilit kah politik i përket apo statusit që ai gëzon. “Mendoj që veprimet e SHBA përgjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë që mbështetja e SHBA për Reformën, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë dhe pritshmëritë e njerëzve, dhe iu nxis që të veproni që të mos zhgënjeni asnjë të ri, është koha të kërkojmë një drejtësi që është e verbër dhe e drejtë në Shqipëri”, përfundoi diplomatja.

Lexo edhe :  ‘Tirana nga ajri’/ Kryeministri Rama: 5-6 vitet e ardhshme, bum zhvillimi

Ulsi Manja kërkon hetimin e Sali Berishës nga SPAK
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja vijoi këtë të hënë linjën e kritikave të nisur nga kryeministri Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste kundër Prokurorisë së Posaçme. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”, Manja kërkoi hetimin e ish-kyeministrit Sali Berisha në lidhje me vrasjet e 21 Janarit, ‘Gërdecin’, çështjen Çez/Dia dhe kompleksin ‘Partizani’. “Të hetohet roli i tij në 21 janar, të hetohet roli i tij në Gërdec, të hetohet roli i tij në aferat e bujshme të Çez/Dias, apo klubit Partizani, të hetohen edhe burimet financiare të djalit të tij, që atje në Amerikë është bërë edhe personazh filmash e librash… dhe nëse në të gjitha këto punë që nuk duken hiç të bardha, zotëria del i larë, hajde t’i kërkojmë falje dhe t’i kërkojmë edhe Amerikës t’i kërkojë falje!”, tha Manja. Sipas tij, Berisha mbetet problemi i Shqipërisë, dhe jo i Amerikës, duke ju referuar “non grata” të Berishës. “Mund të flitet sot për dobinë dhe potencialin e madh të institucioneve të reja të drejtësisë. Por këtu unë dua të them dy fjalë për elefantin në mes të dhomës së drejtësisë së re, si i thonë fjalës. Ai zotëria i shpallur “non grata”, si kalorës i korrupsionit dhe kundër demokracisë nga aleati jetik i vendit dhe kombit tonë, nuk është problemi i Amerikës, por i Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të dinë si qëndron drejtësia e re në raport me këtë çështje të rëndë për shtetin shqiptar, të cilën Qeveria Amerikane e ka thënë shumë qartësisht se u takon institucioneve shqiptare ta hetojnë dhe ta gjykojnë dhe tu tregojnë shqiptarëve të vërtetën”, tha Manja. Ai tha se Berisha i ka bërë karshillëk gjithë kohën ligjit. “Zotëria është i famshëm për karshillëkun e tij ndaj ligjit dhe organeve të drejtësisë, të cilave u ka përplasur deri edhe derën në fytyrë, duke penguar ekzekutimin e urdhërave të tyre pas vrasjes së katër qytetareve në bulevard. Nuk është thirrur megjithatë kurrë nga organet e drejtësisë, as për ato vrasje, as gjithë atë shpërthim kriminal municionesh që hodhi në erë qindra shtëpi e mori dhjetra jetë njerëzish, as për të tjera skandale korruptive marramendëse, ku mbiemri i tij ka qenë qershia mbi tortën e babëzisë”, u shpreh ai. Manja ka kujtuar se Berisha asnjë herë nuk ka dalë para drejtësisë, duke e sfiduar sensin e drejtësisë. “Meqë kemi dhe titullin e konferencës të tillë, ai jo vetëm nuk është pyetur kurrë nga organet e drejtësisë deri më sot, por e sfidon vetë sensin e drejtësisë, duke anatemuar deri institucionet e reja të drejtësisë. Unë vërtetë kam një karrierë të tërë në prokurori, po këtu as nuk po bëj prokurorin, as po ngre akuza! Nuk po bëj as gjykatësin dhe as po shpall fajtorë. Por po bëj hapur, troç, me zë të lartë, atë pyetje që bëjnë shqiptarët prej kaq shumë vitesh dhe sot edhe më shumë se dje, qëkur ndodhi shpallja “non grata” e Sali Berishës: Ore kur do hapen nga drejtësia e re petët e lakrorit të këtij njeriu që e ka pasur okllainë e pushtetit në dorë kur kanë ndodhur gjëmat dhe skandalet më të mëdha në këtë vend?! Nëse është i pafajshëm siç ulërin me të madhe, dhe një dynja e gjitha, bashkë me vetë shtetin amerikan kanë lajthitur deri në pikën që t’i bien në qafë një plaku qelibar, atëherë le të na e thotë pra drejtësia e re këtë”, tha ministri i Drejtësisë. Manja gjatë fjalës së tij ka kërkuar që të hetohet 21 janari.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV