Do celebroheshin në një ditë, motrat martohen gabimisht me dhëndrin e njëra-tjetrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy motra që do të zhvillonin ceremonitë e martesës në një ditë raportohet se kanë ngatërruar dhëndrat e tyre në Indi.

E përditshmja britanike Metro shkruante se Nikita duhet të martohej me një burrë të quajtur Bhola, kurse motra e saj Karishma duhet të martohej me Ganesh.

Shumë miq e familjarë ishin mbledhur për ceremoninë e mbrëmjes në fshatin Aslana në shtetin indian të Madhya Pradesh. Por ceremonia u zhyt në errësirë prej një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike.

Gjatë kaosit që vijoi, palët në martesë dhe të ftuarit silleshin rrotull në errësirën që kishte mbuluar ndërtesën. Kur u bë e qartë se energjia elektrike nuk do të rikthehej së shpejti, prifti vendosi të vijonte procedurën për të mbyllur ‘ditën e tij të punës’.

Por pa e ditur Nikita e Karishma kishin ndërruar karriget. Vajzat ishin veshur me fustanet e ngjashme të kuqe dhe vellot e luleve i errësonin fytyrën.

E përditshmja britanike Independent raportonte: “Disa rituale të para-martesës u kryen prej tyre me partnerin e gabuar dhe familjarët e kuptuan gabimin”.

Dora e njërës nuse iu dha dhëndrit të gabuar prej errësirës. Ndërprerjet e energjisë po bëhen të zakonshme të fshatrat indiane. Mediat vendase shtonin se ngatërresa nisi pasi babai i vajzave Rameshlal Railot, organizoi martesën madhore si për djalin ashtu dhe tre bijat e tij.

Railot e përshkruante ndërprerjen e energjisë si një ‘turpërim’ por shtoi i lehtësuar se gabimi i ishte kuptuar para çiftet e gabuara të këmbenin premtimet e martesës. Nuk është e qartë nëse vajzat i njihnin burrat me të cilat po martoheshin, shkruanin mediat vendase.

Temperaturat e larta në Indi kanë shkaktuar një rritje të kërkesës për energji dhe disa kompani kanë ndërprerë energjinë si një reagim ndaj situatës.

Të fundit

“Të “eleminohet” Berisha”/ Shpërthen avokati: E përdori PD për vete, është në hall…

Avokati Tomë Gashi bëri fajtor Sali Berishën për humbjen e thellë të Partisë Demokratike dhe opozitës në këto zgjedhje. Në...

Ilir Demaliaj shpërthen ndaj Tomor Alizotit: Çfarë hëngrët të gjallë? Katastrofë kudo

Në episodin e fundit të emisionit “N’xhiro me Syçin”, gazetari Ilir Demalia reagoi ashpër ndaj realitetit politik dhe shoqëror në Shqipëri. Për Demalian, mungesa e...

Menaxhimi i mirë i kohës redukton ndjesinë e ankthit

Kur dita strukturohet me plane të qarta dhe qëllime të vogla, mendja ka më pak tendencë të ndjejë mbingarkesë apo pasiguri. Krijimi i listave të...

E rrëzuat Ramën?!/ Manjani-demokratëve: E mbani mend kur talleshit me mua! Po ju?

Ylli Manjani ka replikuar me deputetët e Partisë Demokratike, që e ironizonin atë kur kritikonte kryeministrin Edi Rama. “Kur mendoj se si disa deputetë të...

Socialistët fitojnë në burgun e Fierit, 125 vota diferencë me PD

Socialistët kanë fituar në burgun e Fierit me 125 vota diferencë me demokratët. Sipas të dhënave në burgun e Fierit: 217 vota PS 92 vota PD 8 vota...

Lajme të tjera

Web TV