I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet në Tiranë 36-vjeçari

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar i dënuar dhe i kërkuar nga autoritetet italiane është arrestuar nga policia në Shqipëri. Bëhet fjalë për Elion Pojanin, 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili nga Gjykata e Italisë është dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

I riu nga Tirana u arrestua dhe pas procedurave pritet të ekstradohet në vendin fqinj ku do të vuajë edhe dënimin me burg.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Messina”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Elion Pojani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Italisë e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kërcënime dhe lëndime që shkaktojnë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.


Të fundit

Gati “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste...

Përmbysje spektakolare nga Novak Djokovic, serbi zgjohet dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Novak Djokovic dëshmoi edhe një herë se ka ‘shtatë jetë’ brenda katër mureve të Wimbledonit . Në fitoren e tij të njëzet e gjashtë...

Tjetër atentat misterioz/ Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës

Një biznesmen multi-milioner rus është qëlluar për vdekje në rezidencën e tij, elita e fundit me lidhje me gjigantin energjetik Gazprom që ka vdekur...

Shqiptarët e Kosovës shokohen nga çmimet e shtëpive në Durrës: S’ka më 10€ nata!

Çmimet e apartamenteve me qira në Durrës për këtë sezon veror kanë ndryshuar dhe janë rritur ndjeshëm. Bëhet fjalë për një rritje prej 15%-20%...

Lajme të tjera

Web TV