Paranoja, mendimi që të çmënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani, Psikologe Klinike

Paranoja një gjendje mendore e karakterizuar nga iluzionet të persekutimit, xhelozi e pajustifikuar ose vetëvlerësimi i ekzagjeruar, zakonisht funksionon në një sistem të organizuar. Mund të jetë një aspekt i çrregullimit kronik të personalitetit, i abuzimit me drogën, alkolin ose i një gjendjeje serioze si skizofrenia apo Demneca në të cilën personi humbet kontaktin me realitetin.

Shenja dalluese e paranojës është se ajo është e rrënjosur në një besim të rremë.

Paranoja është simptoma më e zakonshme e psikozave, por, pêr arsye të ndryshme, shqetësimet paranojake ndodhin në të gjithë popullatën e përgjithshme.

“ Një 70 vjeçar, mbart frikën se mos e vjedhin, se mos hajdutët do i hyjnë në shtëpi…e me këto mendime kryen veprime duke fshehur dokumentat e shtëpisë vazhdimisht…”

“Një e moshuar mendon se e ndjekin njerëz që duan ti bëjnë keq”

“Një 40 vjeçar mendon se i fusin mikroçipa në ilaçe për ta përgjuar duke u shqetësuar vazhdimisht se duan ti shkatërrojnë reputacionin.”

“Një 65 vjeçar mendon se gruaja e tij e tradhëton me shitësin e fruta perimeve”

Të gjitha këto janë disa shembuj të simptomës së paranojës : i) një besim se do të ndodhë dëm, dhe ii) një atribuim që të tjerët synojnë këtë dëm.

Në popullatën e përgjithshme, ide të tilla persekutuese mund të përjetohen me shkallë të ndryshme frekuence dhe intensiteti.

Shumica e kërkimeve aktuale mbi paranojën janë fokusuar në kontekstin e shëndetit mendor, zakonisht te njerëzit pa çrregullime neurologjike të diagnostikueshme individualisht, të cilat kanë identifikuar faktorë të ndryshëm rrisku dhe proçese njohëse që mbështesin të menduarit paranojak.

Paranoja mund të përkeqësohet me rënien e funksionit të kujtesës. Demencat janë një grup sëmundjesh të çrregullimeve madhore kogniktive që shkaktojnë ndryshime në tru, duke çuar në rënie të kujtesës dhe aftësive njohëse, madje edhe në ndryshime të personalitetit.

Përpjekjet për të kompensuar boshllëqet e kujtesës dhe për të kuptuar realitetin mund të çojnë në besime të gabuara dhe të rezultojnë në mendime dhe sjellje paranojake. Njerëzit mund të përjetojnë halucinacione dhe madje të shkojnë aq larg sa të thërrasin policinë për ndihmë.

Së bashku me faktorët biologjikë dhe gjenetikë, ekspozimi ndaj traumave, stresi, pagjumësia dhe faktorët social mjedisor mund të jenë shkaktarë. Të qenit i një klase më të ulët socio-ekonomike është një faktor i njohur kontribues i paranojës kulturore. Racizmi, ndjenjat e pafuqisë dhe bindjet se qeveria ose “fuqitë që janë” po komplotojnë kundër jush janë të gjitha tregues të statusit më të ulët socio-ekonomik.
Paranoja lidhet me jetesën në zona me kohezion të ulët social, me ankthet, me mungesat e gjumit, me viktimizimin dhe fatkeqësitë e hershme të jetës, me abuzimin dhe traumat.

Është gjetur nga studimet se bashkëndodh me paragjykime të përgjithshme njohëse që lidhen me arsyetimin shkakor dhe probabilistik si dhe fleksibilitetin e besimit.

Megjithatë, gjendjet paranojake të diagnostikueshme mund të shkaktohen gjithashtu nga një gamë e gjerë shqetësimesh të drejtpërdrejta në funksionin e trurit.

Paranoja është e zakonshme në psikozën pas epilepsisë , në rastet e dëmtimit të trurit dhe demencave si dhe në efektet anësore të padëshiruara të disa antipsikotikëve, drogërave dhe alkolit.

Paranoja është ndoshta simptoma më tipike për lidhjen me një gamë kaq të gjerë të vështirësive, dëmtimeve të trurit dhe streseve të përjetuara.

Është normale të jesh në ankth ndonjëherë, veçanërisht nëse po kaloni diçka të vështirë si humbja e një pune ose fundi i një marrëdhënieje apo mungesë gjumi. Një mendim paranojak është një lloj mendimi me ankth. Ankthi mund të shkaktojë paranojë, duke ndikuar në atë për të cilën jeni paranojak dhe sa kohë zgjat ndjenja. Por edhe mendimet paranojake mund t’ju bëjnë në ankth.

Lexo edhe :  Shkencëtarët: Pesë gjëra që i duhen një foshnje për t’u zhvilluar

Por kur paranoja është e vazhdueshme, intensive dhe shqetësuese me shpërthimet e zemërimit dhe tradhtisë së pabazë përmes debateve të pafundme apo përndjekjes nga dikush përmes një hipervigjilence të tepruar duhet marrë parasysh konsulta me psikiatër e psikologë klinikë për të përballuar problemin.

Paranoja klinike është forma më e rëndë dhe më e rrallë e shëndetit mendor në të cilën individët besojnë se të tjerët e ndjekin, e tradhëtojnë, janë të padrejtë, gënjejnë ose përpiqen në mënyrë aktive ta dëmtojnë, edhe kur provat mungojnë. Personat me paranojë patologjike nuk janë të vetdijshëm se vuajnë nga një çrregullim i tillë, ata besojnë 100% veten e tyre.

Shkaktarët përfshijnë që nga trashëgimia gjenetike, pasojë e çrregullimeve madhore kogniktive degjenerative si Alzaimer, e Demenca, të cilat karakterizohen nga dëmtime të funksioneve njohëse e të kujtesës, prej efekteve anësore të mjekimeve me antipsikotikë (si haloperidoli), prej përdorimit të substancave (drogëra, alkolit të tepruar) dhe çrregullimeve psikologjike dhe atyre të personalitetit. Mund të ketë kontribute gjenetike, veçanërisht kur ndodh si pjesë e një çrregullimi mendor.

Çfarë mund të bëhet për të eleminuar këtë shqetësim?

Në varësi të ashpërsisë që manifestohet simptoma bëhen dhe ndërhyrjet me medikamente, psikoterapi e deri në mbajtjen e një diete të shëndetshme ushqimore.

Ekuelibri mendor mund të ndihmojë në mbajtjen larg të mendimeve paranojake.
Diskutimi me të tjerët, me veten apo dhe me profesionistë, mund t’ju ndohmojë të qartësoni faktin se sa të arsyeshme janë dyshimet tuaja.

Në vend që të mendoni me veten “Jam i çmendur” ose “Jam paranojak”, provoni diçka si: “Jam i shqetësuar për diçka që ka shumë pak gjasa të jetë e vërtetë”. Edhe nëse nuk keni ndonjë sëmundje mendore, nëse mendimet tuaja paranojake ose irracionale ju pengojnë të bëni gjërat që dëshironi të bëni, bisedoni me një punonjës social, psikolog ose psikiatër.

Psikoterapia ose ndonjë lloj mjekimi mund t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Shpesh, njerëzit që ndihen paranojak nuk marrin trajtim sepse nuk e kuptojnë se mendimet e tyre janë joreale.

Disa njerëz që tradhtojnë mund të bëhen paranojakë. Kur ata fillimisht fillojnë të tradhtojnë, fillojnë të shqetësohen se do të kapen. Meshkujt priren ta shprehin këtë paranojë duke e projektuar frikën tek partneret e tyre të jetës reale duke i akuzuar për tradhëti.

Ndërsa ne të gjithë përjetojmë mendime dhe ndjenja paranojake herë pas here, paranoja ndonjëherë mund të jetë një shenjë e një gjendjeje themelore. Prandaj është e rëndësishme të dini se kur të kërkoni ndihmë.

Nëse paranoja juaj po bëhet problem, duke shkaktuar shqetësime, debate dhe nervozizëm të shtuar, ose nëse vëreni se jeni shumë dyshues dhe mosbesues ndaj të tjerëve, profesionistë të kujdesit shëndetësor mund t’ju ndihmojnë për të kuptuar shkaqet që mund të shkaktojnë paranojën tuaj.

Sa më herët të kërkoni ndihmë, aq më shpejt mund të filloni të trajtoni shkakun e paranojës tuaj dhe aq më mirë do të jetë cilësia e jetës suaj.

 

Të fundit

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Lajme të tjera

Web TV