Presidenti i ri/ Paradite Alibeaj, pasdite Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi thirri deputetët që e mbështesin dhe Grupin e Rithemelimit për të diskutuar mbi procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. Ai mandatoi Oerd Bylykbashin dhe Lucciano Boccin si personat që sipas tij kanë “tagrin” për të përfaqësuar PD-në në negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në përfundim të mbledhjes së ‘Rithemelimit’, ish- kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se Boçi dhe Bylykbashi kanë mandatin të negociojnë me opozitarët në emër të PD për presidentin. Gjithashtu Berisha tha se Enkelejd Alibeaj po funksionin si ministër virtual i Edi Ramës. I pyetur nëse ka një emër konkret për President, Berisha tha: “Sigurisht që përfshihet i gjithë spektri opozitar, kjo nuk ka diskutim. Të imagjinosh president jopolitike kjo është asburditet. Posti i presidentit është politik. Pra çdo kriter tjetër kundër këtij kriteri është i gabuar dhe i stisur dhe non sens. Rama nuk synon gjë tjetër vetëm të zgjedhë presidentin që do ai. Ju e keni vënë re se si në procesin më serioz për një vend, u katandis në një proces familjar. E hidhur është se po trajtohet si çështje familjare”, tha Berisha.

e-Albania

Ish-kryeministri Sali Berisha pas përfundimit të mbledhjes së Rithemelimit në selinë e PD-së, bëri denoncimin për atë që e cilëson taksë e re për shqiptarët, që merren nga E-Albania. “Denoncoj taksën e re që kjo qeveri ka vendosur për shqiptarët, përmes E-Albanias. Dhjetra mijëra qytetarë shqiptarë që nuk kanë internet në shtëpi, s’kanë smartpohne, detyrohen të shkojnë në zyra për të tërhequr dokumente. Nëse përpara paguanin 5 euro certifikatën, sot për të kërkuar marrjen e saj kërkojnë 10 euro. Kjo është shumë e pandershme.”, tha Berisha. Ish- kryeministri tha se edhe qytetarët që nuk kanë internet në shtëpi, do paguajnë nga 10 euro. “Në 2012 u hapën 1250 pika interneti falas për popullatën dhe kjo bëri të mundur aksesin në internet tek pothuajse tek të gjithë qytetarët, pa para. Sot projekti i inauguar në pranverën e 2013 u kompletua pas nëntë vitesh me ritme breshke. Sot na rezulton që qytetarët që nuk kanë internet kompjuter në shtëpi detyrohet të paguajë 10 euro. Kjo është një taksë absurde për qytetarët. përveç kësaj një qytetar nga Saranda në informon se certifikatat e nxjerra nga E –Albania nuk pranohen nga zyrat konsullore. Një nxitim i madh pas 9 vitesh dështim, E-Albania e ndërtuar nga një kompani italiane, duhet të ishte kompletuar. Ishin pa firma dhe vula”, theksoi ish-kryeministri.

Të fundit

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e...

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

Pasojat e përdorimit afatgjatë të teknologjisë moderne mund të mos dihen për një kohë të gjatë, pasi nevojiten kërkime afatgjata. Sidoqoftë, ajo që dimë tani...

Jeni gjithnjë të uritur? Fajësoni horoskopin, ja 4 shenjat më llupëse

Nuk është mister që forcat kozmike kanë një ndikim në marrëdhënien e shenjave të horoskopit me tryezën. Jupiteri simbolizon lidhjen me ushqimin. Ata që janë...

Meta po stërvitet që të bëhet gati për burg

Kohët e fundit Ilir Meta mëngjes për mëngjes poston në rrjete sociale video nga aktivitetet fizike që bën. Namir Lapardhaja thotë se me këto...

Gazetari zbulon shumën marramendëse. Kjo është pasuria e Monika Kryemadhit!

Gazetari Adriatik Doçi foli për Ilir Metën dhe Kryemadhin, për çështjet gjyqësore që janë hapur ndaj tyre në SPAK, një prej të cilave është...

Lajme të tjera

Web TV