Dalin pamjet e rënda/ Ushtarët rusë qëllojnë mbi civilë të paarmatosur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa lufta në Ukrainë vazhdon, edhe krimet e tmerrshme për të cilët ushtarët rusë akuzohen vazhdojnë të shtohen.

Së fundmi, tabloidi britanik “The Sun”, ka publikuar një video ku duken dy ushtarë rus që vrasin dy civilë ukrainas të paarmatosur pasi u kërkuan cigare. Pamjet janë regjistruar nga një kamera sigurie në një stacion metroje në Kiev, ndërsa ato datojnë më 16 mars.

Ushtarët rusë u afrohen fillimisht civilëve dhe sipas “The Sun” u kërkojnë cigare. Pas përfundimit të bisedës mes tyre, 2 burrat ukrainas vazhdojnë rrugën e tyre qetësisht, ndërsa ushtarët rusë nxjerrin armët dhe i qëllojnë me një breshëri plumbash duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre dhe duke plagosur tjetrin. Burri i plagosur shihet teksa përpiqet të ndalojë rrjedhjen e gjakut duke lidhur plagën, por fatkeqësisht pa sukses pasi ai vdes nga gjakderdhja e tepërt.

Të fundit

Ukraina synon të evakuojë mijëra banorë nga Donetsku para dimrit

Qeveria ukrainase po synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që ajo ende kontrollon në rajonin...

Studiuesit në alarm, temperaturat në Arktik po rriten shumë më shpejt se mesatarja

Sipas një studimi të ri skandinav, temperatura në rajonin e Arktikut po rritet shumë më shpejt se mesatarja globale sesa kanë vlerësuar më parë...

FBI kontrolle në shtëpinë e Trump, flet prokurori i përgjithshëm: E urdhërova unë

FBI ka hyrë në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump për të bërë kontrolle por ende nuk dihet arsyeja e kontrollit. Mbi ngjarjen ka folur vetë...

Nga Trump te lufta në Ukrainë, zbulohet si “The Simpson” parashikojnë të ardhmen

Nëse doni të dini se ku po shkon bota, shihni “The Simpsons”. Shfaqja popullore e karikaturave për të rritur ka parashikuar ngjarje të egra dhe të...

Ishte i shpallur në kërkim, arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut!

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode është arrestuar mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni policor në qytetin e Beratit. Bode është dënuar me 12...

Lajme të tjera

Web TV