Pamje nga bypassi i Vlorës, Rama: Pritet të hapet këtë sezon turistik

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Bypass i Vlorës duke thënë se ky segment i rëndësishëm pritet të hapet këtë sezon turistik. Në pamjet e publikuara duket se si po vijon procesi i punimeve për të bërë të munudr lehtësimin e trafikut përgjatë sezonit veror kur ka fluks të automjeteve.

“Mirëmëngjes dhe me Bypass-in e Vlorës që pritet të hapet këtë sezon turistik, si një segment i rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve, lehtësimin e trafikut dhe për zhvillimin turistik të qytetit bregdetar, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Bypassi i Vlorës, pritet që të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe të ulë trafikun përgjatë sezonit turistik. Kjo vepër infrastrukturore me një gjatësi 29 kilometra nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në lindje të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë. Në projekt është parashikuar ndërtimi i 5 urave, një gjysmë tunel si dhe ndërtimi i mbrojtjes lumore të lumit Dukat. Rruga e re vlerësohet si një ndër segmentet me impaktin më të lartë turistik që do të ndikojë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.


Të fundit

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të...

Gati “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë ushtarake në...

Përmbysje spektakolare nga Novak Djokovic, serbi zgjohet dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Novak Djokovic dëshmoi edhe një herë se ka ‘shtatë jetë’ brenda katër mureve të Wimbledonit . Në fitoren e tij të njëzet e gjashtë...

Tjetër atentat misterioz/ Miku miliarder i Putin gjendet i pajetë në pishinën e banesës

Një biznesmen multi-milioner rus është qëlluar për vdekje në rezidencën e tij, elita e fundit me lidhje me gjigantin energjetik Gazprom që ka vdekur...

Lajme të tjera

Web TV