Spartak Braho publikon foton dhe sulmon Dakon: Fshihet si miu, do ta marrë në qafë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti Spartak Braho ka sulmuar sërish ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

I ftuar në emisionin “Frontline”, ai deklaroi se Dako ‘do ta marrë në qafë’ dhe kryebashkiaken aktuale të Durrësit, Emirjana Sako.

Ndër te tjera, ai ka publikuar një foto, në të cilën shihen duke ngrënë në një restorant Vangjush Dako, Emirjana Sako dhe disa anëtarë të PS në Durrës.

Spaho tha se këtë foto ia ka dërguar kamerieri i lokalit, duke theksuar se sipas tij, ky është sekti mafioz i Durrësit.

“Ky është sekti mafioz i Durrësit, zoti Dako i shpallur non grata, koka e mafies në Durrës. Ka mbledhur sektin e tij dhe po drekojnë në Kodrën e Kuajve në Durrës. Kjo (Emirjana Sako) është etiketuar si personi që luan me muzikën valsin e kompozuar Vangjushi. Nuk dua të jem i ashpër me të. Është arkitekte e mirë, por do e marrë në qafë Vangjushi. Ai është si miu, fshihet nëpër rrugët e Durrësit, nuk del e ka vajtur të ndyjë aktivin e partisë në Durrës. Fotografinë ma ka dërguar kamarieri i lokalit”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Braho sulmon Dakon, sidomos pas shkarkimit të djalit të tij nga posti i nënkryetarit të Bashkisë në Durrës.

Asokohe, Arbri Braho bëri një sërë denoncimesh për Dakon dhe kjo gjë mesa duket i kushtoi edhe postin e nënkryetarit. Që pas asaj kohe, sulmet e Spartak Brahos ndaj Dakos janë shtuar edhe më shumë.

Ndërkohë, Braho duket se ka pasur vërejtje edhe për kryeministrin Rama.  Ai ka kërkuar nga kreu i qeverisë që t’i kursejë deklaratat ndaj SPAK.

Sipas tij, kjo praktikë është ndjekur edhe nga Sali Berisha në të kaluarën.

Lexo edhe :  Albano Bogdo flet për të atin: Kisha 10 vite pa e takuar

 

Të fundit

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Lajme të tjera

Web TV