Alban Ramosaj reagon pas deklaratës së Agim Doçit: Uroj të jesh gjallë vitin tjetër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alban Ramosaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së Agim Doçit. Poeti dhe autori i shumë këngëve tha në një intervistë se kënga e Ronelës në “Eurovision” ishte më dinjitozja dhe se pretendimet që ajo ta fitonte ishin të shumta. Ai u shpreh se këngëtarja kishte një fitore të merituar. Gjithashtu Doçi shtoi se Albani duhej të përfaqësojë Republikën e Kosovës. “Kur më thoshte njeri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovision për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët” u shpreh ai.

Teksa ka publikuar videon e tij në Instagram Albani e cilëson deklaratën e tij si raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe me frymë komunizmi. Ai përmend përfaqësimin e Rona Nishliut në Eurovision e cila u rendit e 5 duke arritur rezultatin më të lartë historik të Shqipërisë.

“Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohësh se si do na përfaqësoj një “shqiptar nga Kosova” !”- mbyll shkrimin Albani.

Statusi i plotë:

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV