Çështja e Srebrenicës/ Rama tregon qëndrimin zyrtar të Shqipërisë: Kjo video është për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka treguar qëndrimin zyrtar që ka mbajtur Shqipëria në OKB për masakrën e Srebrenicës, në Bosnjë Hercegovinë nga Serbia. Kreu i qeverisë ka postuar fjalën e ambasadorit Ferit Hoxha në Këshillin e Sigurimit në OKB për gjenocidin në Srebrenicë.

‘Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë. Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.’- shkruan Rama.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike. Nxitja e ndasive midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike mban firmën e Dodik dhe mohimi i përsëritur publik i gjenocidit nga ana e tij është thelbësor në përpjekjet e tij.

T’i referohesh gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv është fyerje ndaj më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë. Nënshtrimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht dhe vetëm një provokim. Çdo hap i gabuar në Bosnje-Hercegovinë rrezikon të prekë rajonin e  gjerë.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që një sjellje e tillë e papranueshme u sanksionua me të drejtë dhe ne mirëpresim veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Dodikut për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të qëllimshme për të minuar funksionimin e shtetit dhe paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.”- thuhet në fjalën e ambasadorit Ferit Hoxha.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV