Kumbulla desh i theu këmbën në stërvitje, Mourinho merr ndihmën e fizioterapistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri portugez, Jose Mourinho, zbuloi një episod shumë kurioz që i ka ndodhur gjatë stërvitjes me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla.

Futbolli kuqezi i ka dhënë një shkelm të fortë portugezit, aq sa i është dashur ndihma e fizioterapistëve. Në profilin e tij në Instagram, Mourinho ka postuar një video ku shfaqet duke iu nënshtruar një trajtimi në këmbën e majtë.

“Nëse më shihni duke çaluar apo me shapka, duhet ta dini se K më ka shkelmuar”, ka shkruar portugezi, por duke e lënë gjithsesi “enigmë” personazhin që e kishte dëmtuar: “K RK apo MK?”, duke iu referuar një mes Karsdorpit dhe Kumbullës.

Pak minuta më vonë, pasi kishte pare reagimet në rrjetet sociale, Mourinho e zgjidhi gjëegjëzën:

“Pasi Karsdorp u sulmua në rrjetet sociale, më duhet të postoj këtë imazh dhe të them se Kumbulla është përgjegjës”.

Në postimin e Mourinhos ka reguar edhe Kumbulla, që shkruan shkurt: “Kapa topin mister”.

Ndërsa komentin më “me spec” e bën Lorik Cana: “Mourinho, Kumbulla kërkon të të nxjerrë jashtë formacionin titullar”!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Të fundit

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Lajme të tjera

Web TV