Në sherr me ish-bashkëshortin për kujdestarinë, nëna vret dy fëmijët dhe më pas veten

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oregon të SHBA-së, ku një nënë qëlloi për vdekje dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 8 vjeç përpara se të vriste veten.

Sipas dokumenteve të Gjykatës gruaja ishte në gjyq me ish-burrin lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të saj.

Ashley Palmer, 31 vjeç, kishte kërkuar në gjykatë të paktën dy herë në mënyrë urgjente kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ish-partnerit të saj.

Ish-partneri, Jenavie Palmer kishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën të vdekur, sipas medias së huaj.

Trupat e tyre u gjetën rreth orës 07:45 të mëngjesit kur oficerët dhe ekipi i krimeve të rënda mbërritën në apartament.

Pas hetimeve dhe autopsisë, policia konfirmoi se Ashley Palmer dhe fëmijët vdiqën nga plagët e shkaktuara nga një armë zjarri.

Fëmijët u identifikuan si Kayleana Beatrice Palmer, 6 vjeç dhe Xavier Rayvaughn Danger Palmer, 8 vjeç.

Bashkëshorti Jenavie Palme tha se ata ishin divorcuar në vitin 2020 dhe ishin në një mosmarrëveshje shumë të keqe për kujdestarinë.

“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët po shkonin sa në një shtëpi te tjetra”, tha Jenavie Palmer, 34-vjeçari nga Portland.


Të fundit

“Të pi një kafe lali me babin”/ Publikohen për herë të parë mesazhet e Martinit me…

Janë publikuar për herë të parë në media mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që...

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk ishin...

Gati “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse NATO do të vendoste trupa dhe infrastrukturë ushtarake në...

Përmbysje spektakolare nga Novak Djokovic, serbi zgjohet dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Novak Djokovic dëshmoi edhe një herë se ka ‘shtatë jetë’ brenda katër mureve të Wimbledonit . Në fitoren e tij të njëzet e gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV