Oligarku rus: Putin është i sëmurë rëndë nga kanceri, do operohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në çdo kohë, presidenti rus Vladimir Putin mund t’i nënshtrohet një operacioni për kanceër. Lajmin e bën të ditur “The Sun” duke cituar burime nga Kremlini. Oligarku rus, i cituar nga media britanike thotë po ashtu se 69-vjeçari është shumë i sëmurë pasi vuan nga malinjiteti hematologjik.

Sipas raportimit, lideri rus shoqërohet nga rojet e tij gjithë kohës në dalje publike në mënyrë që problemi i tij të kalojë pa u vënë re. Dalja e lajmit do të shkaktonte trazira jo vetëm në Rusi, por dhe në komunitetit ndërkombëtar.

Sipas kanalit rus të opozitës “General SVR” në Telegram, presidenti rus kërkon me çdo kusht që të mos e tregojë mungesën e tij dhe të ketë kontrollin e plotë të vendit të tij. Kanali rus raportoi gjithashtu se Kremlini ka në dispozicion video më të vjetra të Putinit, dhe mund t’i përdorur për të “treguar” se ai është në këmbë.

“Ora e operacionit tashmë është përcaktuar”, siç pretendon rrjeti rus, duke theksuar se procedura do të bëhet në agim.

Sa i përket rikuperimit, Putinit mund t’i duhen dy deri në dhjetë ditë për t’u rikuperuar plotësisht, në mënyrë që të mund t’u kthehet detyrave të tij.

Të fundit

SPAK i sekuestroi celularin/ Kryemadhi: Kisha biseda me Ramën, bënim thashetheme

SPAK i ka sekuestruar deputetes Monika Kryemadhi një celular në shtëpinë e nënës së saj në kuadër të hetimeve...

11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në...

‘Le Figaro’: Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

Me 300 ditët e saj me diell në vit, ujërat bruz të detit Jon dhe ishujt e saj shkëmborë, Riviera Shqiptare është shtëpia e...

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Nga Namir Lapardhaja Një ditë pasi Gazment Bardhi foli për rikthimin e Berishës në PD, duke qenë se ai është kryetar i asaj partie, ka...

Komandanti iranian i prerë! Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Asnjë dëm nuk u shkaktua në sulmin e Izraelit gjatë natës ndaj Iranit. Kështu deklaroi Siavosh Mihandoust, komandanti i ushtrisë iraniane. Ai i tha televizionit...

Lajme të tjera

Web TV