Zgjedhjet në FSHF/ Veliaj: Fituam betejën për Tiranën, s’do hezitoj ta vazhdoj…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi në Top Albania Radio përplasjen me Federatën Shqiptare të Futbollit, për transparencën e zgjedhjeve për Shoqatën e Tiranës.

Veliaj theksoi se falë asaj beteje të fituar, Shoqata e Tiranës ka tashmë një kryetar të zgjedhur me vota te drejta. Veliaj theksoi se debati do të vijojë pas ndeshjes së Conference League.

“Bashkia e Tiranës u përfshi për të pasur zgjedhje transparente për shoqatën e Tiranës sepse aty merr pjesë. I patëm ato zgjedhje dhe morëm atë vendim gjykate, që na dha të drejtë. Idealisht do të doja që e njëjta e drejtë të ishte për të gjithë Shqipërinë. Për sa i përket Bashkisë së Tiranës, të drejtën tonë e fituam. U bë një garë transparente dhe fitoi edhe me vendim gjykate, po edhe me votat e klubeve, kandidati që e bëri garën në mënyrë të hapur dhe transparente. Këtu mbaron pjesa që i intereson Bashkisë së Tiranës.

A meriton kjo betejë të vazhdohet për më tej? Unë besoj që po. Dhe nuk do të hezitoj ta vazhdoj këtë betejë mbas ndeshjes, por di të them se çdo shqiptar i mirë duhet të bëjë ashtu siç edhe ne i bëjmë thirrje kundërshtarëve tanë politikë, kur vjen puna që ne të anëtarësohemi në Bashkimin Europian, që jemi përpara Këshillit të Sigurimit, atëherë të gjithë ne duhet të jemi bashkë sepse është një marrëdhënie e Shqipërisë me botën. Kjo vlen edhe për marrëdhënien e Tiranës me FSHF-ne. Kjo është një ngjarje që ka të bëjë me imazhin e Shqipërisë me botën dhe sigurisht që do e lemë për një moment më të vonë diskutimet dhe diferencat tona. Shqipëria është shumë më e rëndësishme se sa diferencat që kam unë me dikë tjetër, të cilat nuk do të hezitoj t’i vazhdojmë mbas ndeshjes.

Ky është një oportunitet i jashtëzakonshëm për t’i treguar botës një Tiranë super moderne. Unë nuk i jam shmangur asnjë beteje: fituam betejën me Tiranën për të pasur një shoqatë jo me emërim, por me zgjedhje dhe jo me lavazhier të importuar… Për të gjitha këto do kemi kohë që të kemi këto debate, po tani fokus tek ndeshja”, theksoi Veliaj.

Të fundit

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot,...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

Lajme të tjera

Web TV