Covid-19 drejt zhdukjes? Sot 40 raste të reja, asnjë viktimë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

40 raste të reja me COVID janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku për fat të mirë, nuk ka asnjë humbje jete, duke vijuar me bilancin pozitiv infektimeve.

Në total, janë 251 raste aktive me COVID, ku Tirana vijon që të ketë numrin më të lartë të të infektuarve. Në një kohë kur këto shifra shihen nga qytetarët si “zhdukje totale e COVID”, ekspertët vënë theksin që të vijohet procesi i vaksinimit pasi ekziston mundësia e përkeqësimit të situatës gjatë periudhës së vjeshtës.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, në spitalin COVID-3 , i cili është spitali i vetëm COVID në vendin tonë, janë të shtruar 6 pacientë, asnjë në gjendje të rëndë.

Statistika (14 Maj 2022) 
Raste të reja ditore          40
Të shëruar në 24 orë       14
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 846

Testime totale               1,817,530
Raste pozitive                  275,574
Raste të shëruara             271,826
Raste Aktive                         251
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            136
Fier                  32
Vlorë               16
Shkodër          14
Elbasan           10
Lezhë               11
Berat                9
Gjirokastër      9
Durrës             5
Korçë               6
Kukës               3

Të fundit

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri...

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza me Nutella, djathë të mirë...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV