Erald Shulla: Politikanët në duart e SPAK, dhe jo SPAK në duart e politikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është kritikuar nga kryeministri Rama se nuk po heton “palën tjetër”, duke iu referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës. Po ashtu edhe opozita e ka vënë prej kohësh në shënjestër, duke e cilësuar si “të kapur nga qeveria”, si i konsideroni këto qëndrime? A është normale që një institucion i pavarur të vihet në kritika dhe komente politike, nga të gjithë anët?

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) vërtet që është bërë shënjestër e të dyja kampeve politike. Nuk është aspak normale edhe pse është mëse e dukshme që politika dëshiron ta fusë këtë institucion në vorbullën e saj. “SPAK” nuk mund të funksionojë nga deklaratat e politikanëve, sepse po të jetë kështu i bie që aq shumë sa akuzohen politikanët tanë me njeri-tjetrin, salla e parlamentit të kthehet në ndërtesë burgu. Unë mendoj që “SPAK” duhet të qëndrojë sa më largë politikës dhe sa më shpejt me pranga në duar të shkojë tek politikanët e korruptuar. Këtë presim të gjithë besoj. Një organ që ndal duart e korruptuara të politikës dhe jo një organ në duart e politikës.

SPAK edhe pse në thelb u krijua gati tre vjet më parë për të hetuar kryesisht korrupsionin edhe në nivele të larta dhe krimin e organizuar, a i ka arritur pritshmëritë, jo vetëm publike por edhe juridike për çështje të caktuara?

Është mjaft herët që të dalim në konkluzione të tilla, nuk mund të shprehemi dhe të gjykojmë që tani sa punë të kënaqshme ka bërë kjo strukturë. Unë mendoj që ka për të bërë mjaftë rrugë, janë çështje të vështira, ne presim rezultate, por duan kohën e tyre. Urojmë që rezultatet të vinë, është nevojshmëri për vendin, shoqëria ka nevojë të çlirohet nga mankthi i korrupsionit dhe padrejtësive.

A rrezikohet që një dosje mirëfilltas hetimore të kthehet në lojë politike. Nëse SPAK merr nën hetim ish-zyrtarët e lartë Sali Berisha dhe Ilir Meta, a mund të degradojë çështja duke e cilësuar si “sulm politik”, apo “të urdhëruar nga Rama”, për aq kohë sa ka deklarime publike prej tij, edhe për çështje specifike si tragjedia e Gërdecit, vrasja e katër qytetarëve më 21 Janar 2011, etj?

Lexo edhe :  Pse Europa i dha shuplakë Athinës për Fredi Belerin?

Kjo pra është loja e politikës që ta baltosin sa më shumë këtë institucion. Si? Duke akuzuar njëri-tjetrin dhe për ta bërë “SPAK” një institucion në dukje në shërbim të akuzave politike. Prandaj ju thashë dhe më lartë që janë çështje delikate, e shumë të vështira. Pokitika kërkon “SPAK” në duart e saj, ndërkohë që është e kundërta që çështjet e  politikanëve janë në duart e politikës. Unë mendoj që sa herë politikanët nuhasin diçka filojnë lojën e shëmtuar të akuzave, duke i bërë në fakt presion SPAK-ut.

E gjithë kjo situatë është “frikë e politikës” se po preket në përballje me ligjin, apo është një mënyrë për të nënshtruar gjithë Reformën në Drejtësi, pavarësisht se është nisur dhe ngritur me trysninë e vazhdueshme ndërkombëtare? Cili do të jetë qëndrimi ndërkombëtar nëse kjo betejë deklaratash vijon?

Politika dhe politikanët tanë nuk janë qelibar, kjo dihet, ka frikë politika, madje shumë. Një ditë drejtësia mbi abuzimet do vinte, do trokiste, mesa duket po i ndjejnë pasdere. Dhe politika ka filluar të ulërasë nga brenda, ende pa rënë dera. Është fat për vendin tonë që drejtësia po mbështetet në mënyrë të jashtëzakonshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj kjo nëse mund të vonojë por nuk do ndalojë. Do kemi rezultate, edhe pse politika do egërsohet, do shohim rezultate. Mendojë që ka ardhur koha, që “SPAK”  të shkoj edhe lartë aty ku nuk është menduar më parë. Tek personazhet e menduar deri dje të paprekshëm. Dua ta mbyll me këtë shprehje që edhe qytetarët presin, SPAK të kapi duart e korruptuara të pokitikës dhe jo SPAK në duart e politikës.

Të fundit

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Lajme të tjera

Web TV