Ex-libris/ Nëpër poezitë e poetit të heshtur

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

(Përsiatje mbi artin e Piro Mingulit në vëllimin “Nëpër ikjen e ditëve” )

Nga Fatmir Minguli

Kisha kohë që doja të shkruaja për poezinë e Piro Mingulit por ideja se është vëllai im nuk më linte të shprehja atë që më ziente në shpirt e në mendje. Kisha folur me shkrimatrin Sulejman Mato i cili donte të shkruante një analizë për poezitë e Piros, por koha apo shkaqe të ndryshme bënë që ai shkrim nuk u botua. Edhe poeti Namik Mane më thonte kohë më parë se diku kishte shkruar një artikull mbi vëllimin me tregime “Në qytetin me erë të fortë” dhe se si aty përmendte atë përurim që u bë në Lidhjen e Shkrimatrëve të rrethit të Durrësit ese aty mori pjesë vetë Dhimitër Shuteriqi që e vlerësoi shumë lart këtë libër të Piros si dhe talentin e tij në atë lloj narracioni. Por, të shkuara të harruara. Piro ka botuar edhe vëllimin me poezi “Nëpër ikjen e ditëve” në vitin 2005 nga shtëpia botuese Ombra GVG, Tiranë. Një libër me poezi që bëri jehonën e tij aq sa mund të bëhet në këtë kohë absurde që po kalojmë.
Piro është poet i heshtjes ose heshtja është poezia e tij. Nuk ka të bëjë me formulat e zen- budizmit dhe as me konceptet filozofike mbi heshtjen si fenomen. Ai ka një heshtje që flet me artin e talentit të tij, heshtje që i kundërvihet media- poetëve, foto- poetëve që kanë mbushur muret e shtëpisë me cerifikata mirësjellje. Dhe numurojnë librat me poezi që mundohen të kapin sasin me dy shifra. Studjuesi i heshtur Hasan Ulqini kur disutohej poezia e Piros dhe libri i tij me poezi thonte se kur Salvatore Quazimodo mori çmimin “Nobel” kishte botuar vetëm një libër me poezi. Vargu i tij sot është emblematik në botë e letrave botërore “dhe shpejt erdhi mbrëmja”. Ndërsa Charles Bukowski ka shkruar jo pa ironi: “Ti pret të gjesh poezinë në një revistë të poezive? Gjërat nuk janë kështu kaq të thjeshta!” Edhe shkrimatri dhe poeti ynë shpendi Topollaj që ka poezi të veçanta, më pak ka botuar libra me poezi ndresa libra me kritika letrare apo me tregime ka shkruar dìshumë më tepër. Poezia nuk është e kollajtë. Aq më tepër kur rima nuk skallavëron subjektin apo idenë e poezisë. Në fakt Piro Minguli ka një bagazh të madh që e ka shpalosur jo vetëm në këta dy libra por edhe në botimet e poezive në gazetën tashmë proverbiale “Adriatiku” ku ai botonte vazhdimisht. Ai ishte një zë I vecantë në emisionet e radio Tiranës “Herozmi i popullit tonë në shekuj”, “ Teatri i fëmijve në mikrofon”. Ai ka botuar rregullisht në gazerën “Drita”, në revistën “Nëntori”, në “Zëri i rinisë” etj, duke qenë antar i Lidhjes së shkrimatrëve dhe artistëve të Shqipërisë. Duke mos qenë mediatik në kohët që jetojmë ai ka preferuar të shkruajë poezi të cilat janë botuar në gazetat e Tiranës si “Muzgu”, “Drita ” në Durrës “Bulevard”, etj. Por asnjëherë në facebook apo në ndonjë blog. Eshtë botuar në disa antologji poetike, ku veçanarisht dallohet ajo e botimeve “Muzgu”. Le të vimë te poezitë e librit “Nëpër ikjen e ditëve”. Çdo poezi e këtij libri kur i lexon të krijon ndjenjën e ikjes, një lloj vëzhgimi nëpër skutat më të thella të mendjes dhe të shpirtit, Me pak vargje, me pak fjalë, me shumë heshtje por plot emocione që të mbeten gjatë…

Lexo edhe :  Sherr për tokën në Belsh! 37-vjeçari qëllon me arm*ë në drejtim të komshiut

Në asfaltin e lagur nga shiu
Si plagë gjaku
Skuq një trendafil
I hedhur në rrugë me zemërim.

Apo:

Unë i them fjalët lehtë,
Ishqiptoj me tonin normal të të folurit,
Që askujt të mos i kumbojnë veshët
Nga zëri im.

Piro Minguli i takon asaj plejade poetësh që bënë emër në vite, por që nuk trumbetuan me daullet e medias së prditshme. Moikom Zeqo në të gjallë më fliste vazhdimisht për poezinë e Piros të cilën e pëlqente për lakonizmin por plot me figura artistike të vecanta, figura ndryshe. Poezia për të është e ndërtuar me veshjen e poezisë moderne, larg retorikave aq të shpeshta në poezitë e kohës së sotme edhe pse kanë figura artistike në rreshtat e tyre të gjatë apo të shkurtër, ato ngjajnë me tregime. Khalil Gibran i mençur thotë: “Poezia është një flakë në zemër, ndërsa retorika është e bërë prej flokë dëbore. Si ka mundësi që zjarri dhe bora të jetojnë së bashku!?” Edhe pse ky shkrim është për “ex – libris” do të thoja se poezitë në këtë libër janë krejt bashkëkohere edhe sot. Në poezinë “Maskat” lexohet mes rreshtave shtimi galopant i njerëzve pa fytyrë sa që “Mjeshtrit të maskave i kërkohen maska;”. Poezitë e këtij libri kapin një hark kohor 1970- 2000 dhe kanë një bosht qëndror, atë të një stili poetik të origjinal, ku shpalosen konceptet për jetën jo si filozofi por si emocion, një emocion i ndjerë thellë në shpirtin e poetit e që transmetohet lehtas te lexuesi. S’kish si të ndodhte ndryshe edhek ur ahkruan për babain që “nuk ishte hero” duke u treguar e kundërta e shumë poetëve që lavdërojnë ndoshta gjithë far e fisin. Në këtë vëllim është dhe poezia “Një ditë” e cila për stilin e saj krejt ndryshe, në vitin 1972 u anatemua nga kritika propartiake ndoshta për vargjet brilante ” Rritemi, rritemi/ s’dimë ç’bëjmë”. Duke ikur nëpër ditë, Piro takon sytë e fëmijës së vogël, zogjtë që trokasin në xhama, rrapin famëmadh të Nivicë- Bubarit, gjyshen dhe nënën e dashur, pikat e shiut, Sarandën, Lukovën dhe mësuesin e fshatit. Edhe në poezitë e botuara në cikle poezishë mbas vitit 2000, poeti ka preokupimet e vazhdueshme të jetës në tranzicionin e mallkuar. Por sjellur në emocionet poetike shpirtërore këto poezi janë antipodi i analizave shterpë pro dhe kundra pushtet, ato janë ndërgjegja e tij e vënë përballë ndërgjegjes së të tjerëve dhe është i bindur për ngjyrat e ndërgjegjes së tij. Shpesh herë shumë shokë të Piros më pyesin se përse Piro nuk boton më libra. Për mua do mjaftonte t’u thoja se ai ka botën e tij që nuk ngjan me botët e shumë të tjerëve, qofshin poetë apo shkrimtarë. Nuk është fjala as për mendimet e tij për botën e sotme, as për poezitë e sotme, ai ka botën e shpirtit e atë e ruan me fanatizëm. Pikërisht në poezinë “Thatësira e shpirtit” ai përfundon:

“Luftë kundër thatësirës së shpirtit,
Se njeriu i fuqishëm është,
Përtej natyrës, i fuqishëm.”

Duke shkruar pothuajse pa rimë ai gati e sfidon atë duke na sjellë poezi të lira që nëpërmjet shkallëzimeve të vargjeve fshihet një muzikalitet që shkoj përtej avazit të rimave të zakonshme.

“Ç’kuptim ka
Të mbyll dritaren
E të fle
Në të vetmen natë të ndejtjes sime në Lukovë!”

Gjithsesi ky shkrim është një shkrim për “ex – libris” dhe koha bën punën e vet, poezitë ikin nëpër ditë e ndoshta një ditë do të ndalojnë në librin e ri.


Të fundit

I dënuari me vdekje prek me surprizën e tij para ekzekutimit: Dua të dhuroj një …

Një i burgosur në Teksas të SHBA-ve, mbi të cilin rëndon dënimi me vdekje ka bërë një veprim prekës,...

Objektivat kryesore të Juventus në rast të shitjes së De Ligt

Matthijs De Ligt ka shprehur dëshirën për tu larguar nga bardhezintë dhe është në kërkim të një aventure të re. Më poshtë ju paraqesim...

“Të pi një kafe lali me babin”/ Publikohen për herë të parë mesazhet e Martinit me…

Janë publikuar për herë të parë në media mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që ai mendonte se ishte punonjësja...

Berisha e pret për protestë/ Nard Ndoka çel sezonin turistik dhe merr rreze dielli

Protesta e 7 korrikut është kryefjala në Partinë Demokratike dhe të gjithë demokratët po përgatiten për një tubim që të krijojë përshtypjen se kjo...

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk ishin...

Lajme të tjera

Web TV