Presidenti i Finlandës bisedë telefonike me Putin! Ja paralajmërimi i Moskës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin për ta vendosur në dijeni se vendi i tij do të aplikojë në NATO në ditët në vijim.

Në një deklaratë të publikuar për mediat, Niinisto thotë se gjatë bisedës me Putin, ai i ka shprehur shqetësimin për lëvizjet e fundit të Rusisë për të bllokuar Finlandën.

“Biseda ishte konçize dhe e drejtpërdrejtë. U mundova të evitoj tensionet gjatë bisedës” – thuhet në deklaratën e Presidentit finlandez.

Ndërkohë mediat ruse kanë publikuar anën tjetër të bisedës mes dy presidentëve. Sipas tyre, Presidenti Putin ka deklaruar se momentalisht nuk ka probleme për sigurinë e Finlandës.

Ai shton se do të ishte një gabim i rëndë nëse Finlanda del nga statusi i saj neutral.

Sipas Kremlinit, ky ndryshim do të dëmtonte marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat janë krijuar prej vitesh.

Të fundit

Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Të dielën, më 31 mars 2024, do të kthehet ora verore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë...

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se edhe fillimi i muajit të...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Lajme të tjera

Web TV