“Mu kujtua sharja”/ U përmbajt për 2 vite, i riu ia nxjerr inatin derës së fqinjëve

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Një shtetase e cila dëgjoi zhurma jashtë shtëpisë denoncon se dikush e goditi me shkelma derën e banesës për të marrë hak ndaj saj dhe bashkëshortit. Por personi i identifikuar më pas përmes kamerave të sigurisë, nuk përdori asnjë send të fortë dhe as mjete të ndaluara.

Ai e qëlloi derën me grushte dhe shkelma dhe sipas tij, ky veprim u krye mbasi nuk i kontrolloi dot nervat kur kaloi përpara shtëpisë së çiftit me të cilin ishte grindur në fund të 2019. Ngjarja e “rrahjes” së derës u kallëzua në komisariatin numër 6 deklaruan burimet policore të gazetës “Si” që ju referuan dëshmive të të dyja palëve, të cilat në mbyllje të procesit hetimor në polici i dhanë dorën njëra tjetrës, mbasi moskuptimin e kishin sqaruar edhe në atë kohë.

Çështja iu la nervave, shton një oficer policie që mbajti shënim ankesën penale të shtetases e cila jeton në rrugën Shaban Bardhoshi.

“Kur dëgjova zhurmat në portë po vija fëmijët në gjumin e drekës. U afrova të shikoja, por nuk vërejta gjë. Më pas pashë kamerat e sigurisë dhe aty vërejta një person me kapele që po godiste me duart e shkelma portën”.

Gruaja shton për policinë se e ka identifikuar menjëherë agresorin i cili është një i ri që jeton ngjitur me banesën e tyre.

“Më tepër se dy vjet më parë ne kishim një konflikt me ta sepse na dëmtuan derën e jashtme pa dashje. Dhe ne e sqaruam këtë konflikt. Herë tjetër nuk kemi pasur asnjë problem dhe gjithçka ka shkuar mirë,“- deklaron sipas burimeve, e reja, e cila edhe në rastin e parë është paraqitur në polici për dëmtim të pronës duke kryer denoncim që u mbyll mbasi nuk kishte vepër penale.

Lexo edhe :  Udhëtimi i fundit i Ivan Pegan/ U zhduk në Shqipëri, rikthehet sërish misteri

Policia i thotë gazetës “Si” se kreu veprimet e duhura hetimore, siç është sekuestrimi i kamerës së sigurisë dhe konstatoi se dera e jashtme nuk kishte asnjë dëmtim. Më pas thirri të dyshuarin. Ai e ka pranuar menjëherë veprimin absurd.

“Para dy vitesh patëm një incident të vogël dhe ata më ofenduan. Këtë veprim e bëra nga nervat , kalova para portës dhe u kujtova për sharjen dhe më hipi gjaku në kokë dhe ndaj e qëllova portën me shkelm”,- thotë i dyshuari në policinë numër 6.

Policia ka pyetur të dyja palët ku përfshihet edhe kryefamiljari i derës së shkelmuar, nëse kishte apo jo pretendime të tjera, por ai e ka mbyllur bisedën duke ngritur supet.

“Ditën që e qëlloi portën me shkelma dhe duar, u ngrita dhe shkova tek fqinjët. I pyeta nëse kishin ndonjë problem tjetër dhe përse burri i shtëpisë e qëlloi portën. Por ai kërkoi falje duke u shprehur se fajin e kishte kujtesa që nuk ia kishte fshirë sharjen. Gruaja ime këmbënguli se kjo gjë duhej të paraqitej në komisariat dhe nuk e kundërshtova”, rrëfen kryefamiljari./GazetaSi


Të fundit

I dënuari me vdekje prek me surprizën e tij para ekzekutimit: Dua të dhuroj një …

Një i burgosur në Teksas të SHBA-ve, mbi të cilin rëndon dënimi me vdekje ka bërë një veprim prekës,...

Objektivat kryesore të Juventus në rast të shitjes së De Ligt

Matthijs De Ligt ka shprehur dëshirën për tu larguar nga bardhezintë dhe është në kërkim të një aventure të re. Më poshtë ju paraqesim...

“Të pi një kafe lali me babin”/ Publikohen për herë të parë mesazhet e Martinit me…

Janë publikuar për herë të parë në media mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që ai mendonte se ishte punonjësja...

Berisha e pret për protestë/ Nard Ndoka çel sezonin turistik dhe merr rreze dielli

Protesta e 7 korrikut është kryefjala në Partinë Demokratike dhe të gjithë demokratët po përgatiten për një tubim që të krijojë përshtypjen se kjo...

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk ishin...

Lajme të tjera

Web TV