Situata e COVID-19/ 41 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 41 raste të reja me Covid, ndërkohë që nuk ka patur asnjë humbje jete.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 31 qytetarë.

Njoftimi i MSh:

Ministria e Shëndetësisë: 341 testime, 41 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 31 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë, në këto bashki:

26 në Tiranë, 8 në Fier, 2 në Bulqizë, Vlorë, 1 Shkodër, Kamëz, Gramsh.

Janë 261 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Lexo edhe :  Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,857 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Maj 2022)

Raste të reja ditore 41

Të shëruar në 24 orë 31

Të shtruar në spitale 6

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 341

Testime totale 1,817,871

Raste pozitive 275,615

Raste të shëruara 271,857

Raste Aktive 261

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155

Fier 33

Vlorë 14

Shkodër 13

Lezhë 10

Elbasan 8

Berat 8

Gjirokastër 8

Korçë 5

Kukës 3

Durrës 2

Dibër 2

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV