Borrell: Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë para përfundimit të presidencës franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell ka bërë një deklaratë për mediat pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së ku ka kërkuar dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze, situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Moskën”, shtoi ai.

Sa i përket paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës, Borrell tha se “për fat të keq nuk është arritur asnjë marrëveshje për temën e embargos së naftës”.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së deklaroi se angazhimi ndaj Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm teksa ka informuar për diskutimet në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, ku merrnin pjesë dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Folëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Diskutuam për rrugën e tyre drejt BE-së. Mirëpritëm zgjedhjet e tyre strategjike. Jo të gjitha vendet kishin të njëjtin mendim”, tha ai.

Duke u ndalur te politika e jashtme e këtyre vendeve, ai kërkoi që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa për Shqipërinë dhe vendet e tjera tha se politika e jashtme e tyre përputhet me atë të BE-së.

“Serbia nuk përputhet me politikën tonë të jashtme. Duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Të jesh neutral ndaj Rusisë është koncept i gabuar. Shqipëria përputhet me politikën tonë të jashtme. Mali i Zi gjithashtu dhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Këto vende mund të kërcënohen më shumë nga Rusia
RMV e Shqipëria janë përcaktuar si vende jomiqësore. Edhe Kosova iu bashkua masave ndaj Rusisë. Edhe Bosnja iu bashkua masave ndaj Rusisë”, tha Borrell.


Të fundit

Pse nuk reaguat për Shaqirin dhe Xhakën pas ndeshjes? Përgjigjet Rama: Unë nuk jam…

Kryemisnitri Edi Rama i është përgjigjur ditën e somte pyetjes edhe për mosreagimin pas ndeshjes Zvicër – Serbi. Kujtojmë që...

Del në ankand Mercedesi klasik i Maradonës, ja sa pritet të jetë çmimi

Në kohën që po zhvillohet Botërori i futbollit, është e natyrshme që të kujtohet, sipas rastit, edhe Maradona, i cili tashmë nuk jeton më. Ankandi...

Berisha: Samiti i 6 dhjetorit i bekuar nga mikpritja e popullit opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha teksa ka pohuar se samiti i BE në Tiranë më 6 dhjetor do të mirpritet nga populli opozitar,...

Vuçiç nuk merr pjesë? Rama për samitin e BE: Do vijë, nuk ka rrugë tjetër!

Teksa po mban një bashkëbisedim me gazetarë para samitit të BE me Ballkanin e Hapur, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për refuzimin e...

“Ka ndonjë lek nga BE, apo vetëm foto”, Rama i përgjigjet qytetarit

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve lidhur me samitin në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Një qytetar e ka pyetur Ramën nëse BE...

Lajme të tjera

Web TV