E rëndë në Greqi/ 13-vjeçari i jep fund jetës pas sfidave në TikTok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 13-vjeçar në Greqi është gjetur i vdekur në dhomën e tij. I mituri është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit, të cilët në gjendje shoku kanë thirrur ambulancën e EKAB-it megjithatë ishte tepër vonë.

Autoritetet po kërkojnë përgjigje për rrethanat në të cilat 13-vjeçari nga Kato Patisia që i dha fund jetës mbrëmjen e së premtes. Sipas Proto Thema, autoritet dyshojnë se shkak i vetëvrasjes është bërë aplikacioni i TikTok.

Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka marrë pjesë në “sfidën e ndërprerjes” së lojës online, një lojë vdekjeprurëse e platformës TikTok .

Policia e cila ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin e tij përmes celularit do të verifikohet nëse i mituri ka pasur ndonjë bisedë që shpjegon arsyet e vetëvrasjes apo ka pasur diçka tjetër që e ka shqetësuar.

Çfarë është sfida e ndërprerjes?

Sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbytin veten, me fije ose kabllo, derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të filmojnë momentin dhe më pas ta ngarkojnë atë në TikTok. Rreziqet e këtyre lojërave janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale.

13-vjeçari ishte një sportist shumë i dashur madje sipas banorëve fundjavën e ardhshme ai do të merrte pjesë në lojërat panhelenike në Lutraki të cilat do të zhvillohen tashmë në një atmosferë zie për shkak të ngjarjes tragjike.

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV