Kreu i shtetit/ Politika “djeg” presidentin në raundin e parë

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Afati i fundit për të gjetur një emër konsensual mes shumicës dhe pakicës parlamentare përfundoi dje pa asnjë kandidat. Raundi i parë u dogj dhe pritet që negociatat të vijojnë mes PS-së dhe përfaqësuesve të opozitës që ende janë të përçarë.

Në seancën e sotme parlamentare zgjedhja e presidentit do të jetë vetëm një procedurë ritinë për të djegur raundin e parë. Asnjë nga palët politike nuk ka dërguar emra të mundshëm si kandidatë për president që të kalonin më pas në votimin e parashikuar për ditës e sotme. Në Kryesinë e Kuvendit punonjësit e protokollit kanë pritur më kot që në zyrën e tyre të shfaqej dikush me zarf të dorë për të regjistruar një emër si kandidat për kreun e shtetit. Asnjë prej palëve politike, maxhoranca apo opozita nuk kanë shfrytëzuar momentin që të përcjellin një kandidaturë. Një hap i cili siç duket nuk u hodh për t’i dhënë një shans negociatave për gjetjen e kompromisit politik e për të arritur në një emër të pranuar për palëve. Të premten u zhvilluan negociatat e para mes negociatorëve të maxhorancës dhe dy grupeve parlamentare të opozitës, Aleancës për Ndryshim dhe Demokraci për Integrim, por pa prodhuar asgjë konkrete, përveç vullnetit për të vijuar negociatat. Ndërkohë të premten mungoi takimi mes shumicës dhe kreut të grupit kuvendor të PD-së Enkelejd Alibeaj. Pavarësisht se në seancën e së hënës pasdite nuk do të ketë asnjë kandidaturë, Kuvendi është i detyruar të respektojë procedurat. Kështu, mëngjesin e së hënës, në orën 9 do të mblidhet Komisioni parlamentar i Ligjeve për të konstatuar mungesën e një kandidaturë dhe për të hartuar raportin përkatës, i cili do t’i kalojë seancës së posaçme plenare. Kushtetuta e bën të qartë se “votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat”. Pas këtij momenti, Konferenca e Kryetarëve është e detyruar të mblidhet për të vendosur datën se kur do të zhvillohet raundi i dytë u votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në ditët e ardhshme pritet që intesiteti i kontakteve politike formale e jo formale të jetë i lartë, për të gjetur mundësisht një kandidaturë që të kënaqë pritshmëritë, në mos të të gjithë, të një pjese të madhe të deputetëve, për të pasur një President Republike të zgjedhur me votat si nga shumica ashtu dhe nga pakica parlamentare.

Lexo edhe :  Flet grekja që u ngacmua nga punëtori shqiptar: Më preku dhe më puthi 3 herë në shpatull

PD pa emër

Partia Demokratike vijon të jetë tërësisht e përçarë edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Deri më tani përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë diskutuar me grupimin e Alibeajt, i cili vijon të shprehet se është kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, madje edhe kryetar në detyrë. Kjo nuk pranohet nga Grupi i Rithemelimit i përfaqësuar nga Sali Berisha, i cili ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Luçiano Boçin si “negociatorët e vërtetë” të opozitës. Gjithsesi PS e ka bërë të qartë se nuk do të negociojë me asnjë palë tjetër përveç asaj që njohin zyrtarisht, duke njohur Alibeajn. Pavarësisht se ende nuk ka një emër konkret me kuota të larta që mund të merrte votat e PS-së dhe një pjesë të mirë të opozitës, duket se gjithçka do të saktësohet deri në raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse palët nuk bien dakord atëherë pritet që PS të zgjedhë e vetme kreun e shtetit, ku i mjaftojnë vetëm 71 vota, të cilat i ka. Rama është shprehur pak ditë më parë se do të synohet që presidenti i ri të ketë miratimin e të gjithë palëve, si një figurë që personifikon unitetin e shtetit.


Të fundit

I dënuari me vdekje prek me surprizën e tij para ekzekutimit: Dua të dhuroj një …

Një i burgosur në Teksas të SHBA-ve, mbi të cilin rëndon dënimi me vdekje ka bërë një veprim prekës,...

Objektivat kryesore të Juventus në rast të shitjes së De Ligt

Matthijs De Ligt ka shprehur dëshirën për tu larguar nga bardhezintë dhe është në kërkim të një aventure të re. Më poshtë ju paraqesim...

“Të pi një kafe lali me babin”/ Publikohen për herë të parë mesazhet e Martinit me…

Janë publikuar për herë të parë në media mesazhet që Martin Çeço i ka dërguar Tina Pajollarit, vajzës që ai mendonte se ishte punonjësja...

Berisha e pret për protestë/ Nard Ndoka çel sezonin turistik dhe merr rreze dielli

Protesta e 7 korrikut është kryefjala në Partinë Demokratike dhe të gjithë demokratët po përgatiten për një tubim që të krijojë përshtypjen se kjo...

Kryeministri holandez zbulon prapaskenën: Gati u rrahëm fizikisht me Ramën në Sofje

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk ishin...

Lajme të tjera

Web TV