Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Ndroq, ku hapen dyert e shtëpive në lagjen e re për 74 familje që u prekën nga tërmeti.
Veliaj tha se fatkeqësinë kjo qeveri e ktheu në një mundësi.
“Ne zgjodhëm punën. Nuk duam të ruajmë sahatin sa ishte 3 e 56 sa ishte kur ra tërmeti.
Se ne kujtuam kur ndodhi një fatkeqësi që ka rëndësi pyetja kush është kryeministri, kush merret me punët e vendit. Metafora jonë nuk ishte të ruanim nostalgjinë e vakisë 3 e 56, por për të përdorur atë moment për të siguruar që ora ecën e për të kapur orën e ngecur ndër vite”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës foli dhe për ecurinë e projekteve të rindërtimit në Tiranë, ku tha se ka disa veçori të pronave që duhen zgjidhur shpesh dhe në gjykatë.
“Lagjet e Tiranës si ka qenë 5 maji, Kombinati janë me veçori shumë specifike. Ju e dini që për çdo m2 bëhen gjyqe pafund, ka debat e mes vëllezërve e dy gjeneratave e kjo është arsyeja pse punët në Tiranë marrin gjithë këtë kohë, për t’u siguruar që procedurat të ndodhin.
Sidomos këtë kohë kur çdo gjë po hetohet e ne themi bujrum, po na lini që të punojmë.
Duhet të gjejmë një balancë midis kërkesës së llogarisë e për të respektuar gjithë vendimet e gjykatave, ndonjëherë pa të drejtë, si në tokë shet si kjo këtu, të zaptuar ndër vite. Do respektojmë cdo njeri në të drejtën e vet të jetojë por do respektojmë të drejtën e qytetarit për të ecur përpara”.
Veliaj iu përgjigj dhe reagimeve të bëra sot për dy vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
“Sot po lexoja statuset e këtyre që tani u kujtuan për teatrin medemek do bëhen kulla. Ishin të njëjtët njerëz që humbën gjyqet për shpifje”, tha Veliaj.