Misionari amerikan në 1922: Shqipëria është çelësi i Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Nga Ilir Ikonomi
Në vitin 1922, kur në qeverinë e SHBA diskutohej për njohjen e Shqipërisë, ka patur një njeri të rrallë i cili lobonte fort në favor të shqiptarëve.
Quhej Charles Telford Erickson dhe ishte misionar amerikan me banim në Shqipëri. I njihte mirë vlerat e shqiptarëve dhe kishte besim në të ardhmen e tyre. Në një letër të datës 1 maj 1922 dërguar ambasadës amerikane në Romë, Erickson shkruante:
“Uroj që Amerika të zgjohet kundrejt faktit se Shqipëria ka disa gjëra që ia vlen t’i marrësh seriozisht. Si nga pikëpamja tregtare ashtu edhe politike, Shqipëria është çelësi i Ballkanit.
Sot, Ballkani përbën të vetmen pjesë të pazhvilluar të Evropës (nëse përjashtojmë Rusinë) dhe është një fushë e pasur për investime. Hyrja për në Ballkan me siguri që herët a vonë do të jetë përmes Shqipërisë dhe Adriatikut, dhe jo rrugës së gjatë të Egjeut.
Një shprehje e vogël miqësie nga ana e qeverisë dhe popullit amerikan do të kishte efekt të madh te shqiptarët. Ata janë një popull krenar që e mendojnë veten po aq të mirë sa çdo popull tjetër.
Edhe nëse janë të varfër, ata nuk kërkojnë favore. Ata nuk janë reklamues të mirë të vetvetes madje nuk kanë mundur as t’i kundërvihen propagandës dhe gënjeshtrave që vazhdimisht qarkullojnë kaq gjerësisht kundër tyre.
Por ata janë mjaft besnikë ndaj miqve dhe të aftë të tregojnë mirënjohje për të mirat që u bëhen.”
Ne e nënvlerësojmë dhe e shajmë veten. Ka të tjerë që na duan dhe na vlerësojnë, si ky amerikan i shquar!

Të fundit

Qytetari akuzon Metën se ka vjedhur floririn në Krrabë, ja si i përgjigjet ish-presidenti

E ndërsa emri i ish-presidentit Ilir Meta mbetet ndër emrat më të lakuar se fundmi në dyert e SPAK...

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi ajo të enjten, duke fajësuar...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Task-forcë, Do pezullojmë lejet për…

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Lajme të tjera

Web TV