Nga Toto tek Toti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke pritur ndeshjen e Europa Conference League’s më 25 maj në Tiranë

Nga Kastriot Kotoni

Ditët e freskëta pranverore në Tiranë po ia lenë vendin një moti të nxehtë, plotë zagushi. Të nxehtë do kemi edhe atmosferën e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në Evropë siç do të jetë ndeshja mes ekipit Italian të Romës dhe atij Hollandez të Fejnordit me rastin e finales së Conferenc Lauge të Evropës më datë 25 maj.

Shqipëria dhe kryeqyteti i saj Tirana do të ketë nderin e mikpritësit të këtij evenimenti si asnjëherë. Kështu që edhe në këto pak rreshta do kem kumtin e lidhjes sonë me futbollin Italian dhe atë evropian. Ishin lojtarët emërmëdhenj si Riza Lushta, Naim Kryeziu, e Loro Boriçi të cilët patën fatin që të luanin me ekipe me emër të Italisë, Lacio, Roma, Inter e Juventus, më pas nga vitet 1999 e deri më tash ka emra si Tare e Bogdani, e Berisha e Strakosha, e nga Kumbulla tek Gjimshiti, Manaj, e shumë të tjerë janë në futbollistë që kanë lënë gjurmë në kampionatin Italian i cili padyshim që është një kampionat nga më të rëndësishmit në rang evropian dhe botëror. Emri i Shqipërisë dhe Tiranës tanimë do jetë në syrin e gjithë botës sportëdashëse evropiane dhe pse jo edhe botërore.

Futbolli si një sport masiv dhe shumë popullor është edhe një industri argëtimi e cila menaxhohet me profesionalizëm. Kjo sipërmarrje e madhe në rang botëror kërkon nga pala shqiptare një asistencë menaxheriale nga ekspertë të nivelit evropian të cilët kanë përvoja të shumta në organizimin e këtyre evenimenteve dhe të kenë kryer konsultime me palën shqiptare, në mënyrë që aktiviteti të shkojë sa më mirë në të gjitha aspektet si kreative të spektaklit ashtu edhe turistike.

Tek aspekti menaxherial turistik ky aktivitet për nga përmasat do të akomodojë në një afat të shkurtër kohor mijra sportëdashës (tifoz) e do një drejtim menaxherial sa më profesional në mënyrë që të gjitha instancat e piramidës shtetërore të harmonizojnë idetë me aktorët privat të agjensive turistike, por edhe ato të transportit.

Ky aktivitet do jetë edhe prova e zjarrit për të gjithë aktorët ekonomik, policor, e sportivë, në mënyrë që Shqipëria të mendojë për të tjera evenimente në rangje të ndryshme, për të dalë në tregun e industrisë së argëtimit me dinjitet, duke afruar përveç mikpritjes shqiptare edhe siguri, por edhe çmime të vlefshme dhe konkuruese, në mënyrë që të ndjelli një publik të së ardhmes, sepse edhe sikur të fitohet pak më pak e rëndësishme do të ishte imazhi, ose impakti i parë që do të krijojmë në mendjen e sportëdashësëve (tifozëve).

Të rilindësh mbas një periudhe skëterre siç qe situata e pandemisë edhe për sportëdashësit kudo në botë është një ngjarje tejet e lumtur, e jo më për ne si një vend që kemi më shumë se kurrë nevojë për një ngjarje tejet optimiste, e me një atmosferë festive, do të ngjallte shpresën se ka momente gëzimi edhe për ne, që të gjithë e meritojmë si shtetas evropianë. Kur e kujton këngën e Toto Kotunjës me këngën “Evropa Non e Lontano”me këtë ndeshje ndihemi më pranë saj se kurrë.Do të mirëpresim tifozët romanjol dhe ata të Fejnordit me aq mall sa kur i kujtoj brezat e sportëdashësve shqiptar në vitet 1970- 1991, të cilët me lloj-lloj mënyrash e aventurash( antena televizori, kanoçet për kapjen e sinjalit televiziv të RAI) ndiqnin kampionatin Italian dhe kupat e evropës e kampionatet botërore.

Lexo edhe :  Në fshatin tim nuk vdes njeri!

Po bastet e zeza e llotot e fshehta pse ti harrojmë? Po kishte nga ata tifozë që e njihnin kampionatin Italian me breza dhe veç kur ti shihje me valixhe me blloqe me fotografi ekipesh e lojtarësh. Po janë arrestuar njerëz për llotot e fshehta të cilat boshatisnin rrugët e qyteteve në orarin e ndeshjeve. Tek njëri nga cepat e njëzetshes në stadiumin “Qemal Stafa” ( ashtu quhej në atë kohë) rrinin profesionistët e basteve, nuk kishte burrë nëne që ti lëvizte nga vendi more sikur të binin edhe gurrë e jo më të binte shiu litar. Se për koinçidencë këto vite përkonin edhe me humorin Italian të Totos së madh i cili shfaqej në televizionet italiane në filma e spektakle, e bënte që në Shqipëri të niste dita me komentin e dytë mbas ndeshjes, humor si i Totos edhe kur nuk e kishte thënë Toto. Ky personifikim i Totos së Italisë në humor, me një tjetër Toto tejet popullor e karizmatik në sport ka dikotomin e saj, sepse edhe Toto si lojtar i ekipit të Romës luajti gjatë për ngjyrat e saj, por edhe sot e kësaj dite njihet si Roma e Totit, sepse ai vërtet e ka lënë sportin, por ai edhe tani është pranë ekipit jo vetëm si ndjekës i zjarrtë i saj, por edhe mentor i shumë lojtarëve të Romës.

Kur në mediat italiane del Toto futbollist telespektatorëve italinë u vijnë në mendje tre Totot e famshëm e padyshim Toto futbollist me shpirtin e tij të garës dhe karakterin e fort sportiv, humorin që krijonte në formë barcaletash, e u mishërun me Romën së cilës i përkushton jetën. Një Romanjol si Angjeloti e ka prekur Tiranën para disa viteve, kur është dekoruar nga kryeministri Rama, qoftë ai një ogur i mbarë i këtij rrugëtimi të aktiviteteve të rangut evropianë. Hollandezët e Fejnordit do ti presim sikur të kujtojmë, Ajaksin, Aberdinin, e Krojfin e madh, Rud Gulit, Rajkard, Van Basten që luajtën aq bukur në Itali.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV