Rama batuta në Ndroq: Takova një demokrat të mërzitur, i kishte ikur partia!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë dorëzimit të disa banesave të rindërtuara në Ndroq se ky proces nuk i ka ndarë qytetarët e prekur nga tërmeti në të majtë dhe të djathtë.

Rama deklaroi se para se të mbërrinte kishte takuar një demokrat të mërzitur që kishte marrë shtëpinë por kishte humbur partinë.

Ai tha se partia e tyre është e hapur për të gjithë demokratët ndërsa mori shembullin e kreut të PD në Farkë që sipas tij ka marrë katër shtëpia nga procesi i rindërtimit për shkak se kishte katër kurora në një banesë.

“Mund të mbillni pemë frutore dhe pastaj t’i ndani ca të kuqe dhe ca blu sipas partive që keni këtu. I dhashë dorën një demokrati këtu ishte shumë i mërzitur. Se mendonte se shtëpinë e mora por partia më iku, Shtëpinë kishim për detyrë dhe shtëpinë ta dhamë.

Partinë nuk kishim për detyrë ta mirëmbanin. Shih e bëj për ndonjë parti tjetër. Po nuk gjete ne derën hapur e kemi. Kemi dhënë prova se demokratët i mbajmë mirë. I japim më shumë se dy tre shtëpia. Si kryetari i PD në Farkë që mori katër shtëpi që kishte disa kurora.

Me katër shtëpi drë dhe nuk ia lexojnë dot votën para se të shkojnë për të votuar drë dhe rrëshqet ndonjë votë këtej nga ne. Më vjen mirë që afro 300 banorë të tjerë do hyjnë në këto shtëpi. Nuk janë thjeshtë strehë por janë banesa në një komunitet si në resortet e atyre që janë më të kamur. Keni dhe parkingun. Nuk keni nevojë as të bllokoni rrugën. Shumë shpejt do keni edhe qendrën shëndetësore këtu. Edhe kopshtin. Edhe çerdhen.

Keni edhe tokën aty ku e kishit në shtëpitë që u prishën nga tërmeti. Ajo është toka juaj dhe atë nuk jua merr kush. Ajo fjala që thamë në fillim sot është fakt. Nga tërmeti që dëmtoi rëndë një pjesë të madhe të banorëve në zonat e prekura dolëm më të fortë. Të gjitha familjet që humbën shtëpitë sot janë më të pasura. Kanë prona që vlejnë më shumë se ato që humbën. Në këto komunitetet kanë më shumë mundësi shërbimi”, deklaroi Rama.

Të fundit

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta,...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Arrestimi i Evis Berberit, ja kush emërohet në krye të ARRSH-së

Qeveria ka emëruar në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentain Gjylin, i cili mbante postin e zëvendës drejtorit të këtij institucioni. Ai do të zëvendësojë...

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai rezulton i dënuar për kundërvajtje...

Lajme të tjera

Web TV