Jeta publike dhe private kryeministres së re të Francës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor HOXHA, Paris

Kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron ka emëruar në mbrëmjen e 16 majit, Shefin Ekzekutiv të Qeverisë së Francës, pas dorëheqjes së Kryeministrin Jean Castec. Në vend të tij, ka emëruar një grua të njohur, Élisabeth Borne, 61 vjeç, një punonjëse civile dhe politikane e lartë, një inxhiniere e përgjithshme nga Ponts et Chaussées, MBA nga Kolegji i Inxhinierëve.

Gjatë marrjes së detyrës në mbrëmjen e së hënës, ajo u transferua në Matignon, në 57 rue de Varenne, pas një transferimi të pushtetit me Jean Castex.

Duke iu referuar Edith Cresson (gruaja e parë që drejtoi Qeverinë franceze nga maji i vitit 1991 deri në 1992, Elisabet ia kushtoi emërimin e saj “të gjitha vajzave të vogla” të cilave u kërkoi të shkonin “pas ëndrrave të tyre”. Ajo bëri premtimin e parë si Shefe Ekzekutive duke u zotuar se do të “vepronte më shpejt dhe më fort”për mjedisin.

Ky emërim nga Makron vjen pa u mbushur asnjë muaj nga rizgjedhja e tij si President më 24 prill 2022. Ky është Kryeministri i tretë i emëruar nga Macron. Në mandatin e tij të parë, ai emëroi dy kryeministra: Édouard Philippe dhe Jean Castex. I pari qëndroi në detyrë nga 15 maji i vitit 2017 deri në 3 korrik 2020, i dyti nga 3 korriku 2020 deri më 16 maj 2022), një periudhë që u shoqërua nga kriza sanitare e Covid -19.

Kryeministrja e sapoemëruar, ka një karrierë të spikatur politike. Ajo është përfshirë në politikë që në moshë shumë të re, duke punuar në disa kabinete të ndryshme nga mesi i viteve 1980. Fillimisht në Ministrinë e Pajisjeve, më pas në Zyrën Rajonale të Pajisjeve në Ile-de-France. Nga viti 2017, ka qenë tre herë ministër në ministri të ndryshme gjatë mandatit të Kryeministrit Édouard Philippe dhe Jean Castex.

Ajo ka mbajtur këto detyra politike: Ministër i Punës, Punësimit dhe Integrimit në qeverinë e Jean Castex (korrik 2020-16 maj 2022), Ministër i Tranzicionit Ekologjik dhe Gjithëpërfshirjes (2019-2020, kryeministër Edouard Philippe), Ministër pranë Ministrit të Shtetit, Ministër për Tranzicionin Ekologjik dhe Gjithëpërfshirës, përgjegjës për Transportin (maj 2017-korrik 2019, kryeministër Edouard Philippe), Presidente e Bordit Autonom të Transportit të Parisit (RATP, 20 maj 2015-2017), Kryetar dhe Kryeshef Ekzekutiv RATP (2015), Drejtor i kabinetit të Ségolène Royal në Ministrinë e Ekologjisë (2014-2015), Prefekte e Rajonit Poitou-Charentes (shkurt 2013-2014, gruaja e parë që e mban këtë post), Drejtoreshë e Përgjithshme e Urbanistikës në Bashkinë e Parisit (2008-2013), Drejtor i Koncesioneve në Eiffage, Drejtor i Strategjisë për Kompaninë Kombëtare të Hekurudhave Franceze (SNCF. 2002-2007), Këshilltar Teknik përgjegjës për Transportin në zyrën e Kryeministrit Lionel Jospin, Këshilltar i Ministrisë së Arsimit Kombëtar për Jack Lang, më pas për Lionel  Jospin dhe Nëpunës i lartë civil në Ministrinë e Pajisjeve (1987-1989).

Për kontributin e saj të madh është nderuar me disa tituj, urdhra, medalje dhe dekorata. Veçohet titulli “Chevalier de la Légion d’honneur” (Kalorës i Legjionit të Nderit, 12 korrik 2013),  titulli “Officier de l’ordre national du Merité” (Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës) dhe titulli “Commandeur de l’ordre du Mérite maritime” (Komandant i Urdhrit të Meritave Detare).

ARSYET PËRSE U ZGJODH KRYEMINISTRE DHE SFIDAT POLITIKE GJATË MANDATIT TË SAJ 

Elisabeth Borne ka një biografi shumë të pasur politike, organizative dhe profesionale. Ajo konsiderohet si makroniste besnike dhe si grua e konsensusit. Është anëtare e të gjitha qeverive franceze pa ndërprerje që nga viti 2017. Analistët politikë në Francë mendojnë se këto janë arësyet e përzgjedhjes së saj si kryeministre: Dëshira e Macron për të patur në krye të qeverisë një grua. Në historinë e Republikës së Pestë, vetëm një grua ka patur mundësinë të drejtojë një qeveri franceze. Ajo është Edith Cresson, kryeministre e Françosi Mitterrand midis 1991 dhe 1992; e kaluara e çmuar e saj e majtë, udhëtimi i saj brilant profesional dhe politik dhe mirëpritja e saj, si nga të majtët ashtu dhe nga të djathtët. Ajo është vajza e një luftëtari hebre të rezistencës, i mbijetuar i kampeve të vdekjes.

Lexo edhe :  Pasi të lexosh këtë artikull, do hash më shumë luleshtrydhe

Sfida e saj e parë e vërtetë janë Zgjedhjet Legjislative franceze  që do të zhvillohen më 12 dhe 19 qershor 2022. Pasi të jetë emëruar qeveria e re, Elisabeth Borne, e cila u investua në zjedhjet legjislative të Calvados, do të duhet të nis një garë të re në distanca të gjata: Kryeministri është përgjegjës për udhëheqjen e shumicës në nivel kombëtar gjatë betejës për Kuvendin.

Sfida e dytë janë dosjet madhore gjatë këtij mandati  pesëvjeçar të Macron, si: Paketa e fuqisë blerëse, Reforma e e re e pensioneve, Planifikimi ekologjik  i premtuar nga presidenti Macron… etj.).

CILA ËSHTË PARTIA POLITIKE E ELISABETH BORNE

Edhe pse ka punuar për disa figura të Partisë Socialiste dhe shumë afër saj, ajo votoi për Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2017, më pas iu bashkua La République en Marche. Në maj 2020 ajo ka qenë anëtare e Territories of Progress. (Territoret e Progresit), një parti politike që bashkon ndjeshmërinë e qendrës së majtë rreth Jean -Yves Le Drian dhe Olivier Dussopt. Në maj 2022 u emërua kandidate e shumicës në zgjedhjet legjislative në zonën e gjashtë zgjedhore të Calvados.

E RRITUR JETIME DHE E DIVORCUAR

Elisabeth Borne është me kombësi franceze. Me origjinë normane nga nëna dhe hebreje nga babai. Ka lindur në 18 prill 1961 në rrethin e 15 të Parisit nga martesa e Joseph Borne dhe Marguerite Lecesne. Babai i saj ishte një hebre me origjinë ruse, rezistent gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa e ëma një farmaciste nga Calvados. I ati u strehua në Francë në vitin 1939 dhe ishte rezistent gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në 1942, ai do të dëbohet dhe do të jetë një nga të mbijetuarit e kampeve të vdekjes. I natyralizuar në vitin 1950, ai do të ndryshojë mbiemrin Bornstein në Borne dhe do të punojë në sektorin farmaceutik bashkë me bashkëshorten e tij, përpara se biznesi i tyre të përjetonte vështirësi të mëdha financiare, duke prekur të gjithë familjen. Prindërit e saj drejtonin një laborator farmaceutik. Babai i Elisabeth vdiq në vitin 1972, kur Elisabeth ishte 11 vjeç. Kryeministrja e re, në një intervistë ka folur edhe për fëmijërinë e saj: “Nuk ka qënë gjithmonë e lehtë. Kam humbur babanë kur isha shumë e vogël. Dhe kështu përfunduam me nënën time, e cila kishte dy vajza që nuk kishte shumë të ardhura”.

Statusi i saj, do t’i lejojë të studiojë dhe të marrë një “autonomi financiare” të caktuar. “Unë u ndala dhe arrita të shkoj në një shkollë inxhinierie ku paguhesha nga shteti dhe ishte një lehtësim i vëtetë”, tha ajo gjithashtu.

Është martuar më 30 qershor 1989 me Olivier Allix, një inxhinier dhe akademik i njohur një Francë, por më pas u divorcuan. Nga kjo martesë lindi një djalë që quhet Nathan

Elisabeth është diplomuar në inxhinieri urash, ujrash dhe pyjesh në Kolegjin e Inxhinierëve (Residence Hotel du Châtelet, Paris 7), në École nationale des ponts et chaussées (Shkolla Kombëtare e Urave dhe Rrugëve, dega inxhinieri, 1986) dhe në Ecole Polytechnique, ENPC (1981).Ka një MBA nga Kolegji i Inxhinierëve (1987) dhe një master në administrim biznesi (Kolegji i Inxhinierëve).

Dëshirat, hobitë dhe autorët e preferuar:  I pëlqen të shkojë në kinema dhe teatër. Adhuron ecjet e të gjata në mes të shkretëtirës. Autorët e saj të preferuar janë ish gazetari Sorj Chalandon dhe shkrimtari i njohur finlandez Arto Paasilinna.

Të fundit

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Ndryshimet e fundit të WhatsApp inatosin përdoruesit

WhatsApp, në një përpjekje për të revolucionarizuar aplikacionin, përfundoi duke zemëruar përdoruesit së fundmi, duke shtuar shkronja të mëdha në etiketat e saj “Online”...

Makinat bëhen copë-copë, aksident masiv te Kthesa e Rinasit, detajet e para

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit. Behet me dije se në aksident janë përfshirë disa...

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal, e madje sipas tij së...

Lajme të tjera

Web TV